Universitetet europiane janë të njohura për traditën e tyre në mësim dhënie. Në renditjet ndërkombëtare ato renditen në të shumtën e rasteve në krye të klasifikimit për sa i përket cilësisë së edukimit dhe kërkimit shkencor. Studentët shqiptarë që kanë zgjedhur të studiojnë në universitetet në vendet e BE-së dhe kandidatet për t’u anëtarësuar në 2016-n janë afërsisht 15500 sipas Eurostat (në këtë shifër nuk janë përfshirë Gjermania dhe Holanda).
Në krahasim me një vit më parë, sipas të dhënave të publikuara, numri i studenteve shqiptarë në BE ka rënë me gati 1000 studentë, pa përfshirë shtete ku te dhënat mungojnë për të dy vitet. Italia ka numrin më të madh të studentëve shqiptarë, ku në 2016-n sipas të dhënave të Eurostat studionin rreth 10,724 studentë shqiptare në universitetet italiane. Në krahasim me një vit më parë numri i tyre ka rënë me rreth 724 studentë.
Në vend të dytë për numrin më të lartë të studentëve shqiptarë qëndron Greqia, ku numri i studentëve shqiptarë të regjistruar në universitetet greke është 1633 sipas Eurostat. Në vend të tretë është Turqia me 886 studentë. Numri i studentëve shqiptarë që kanë zgjedhur të studiojnë në universitetet turke ka ardhur në rritje në tre vitet e fundit. Një vit më para ishin te regjistruar rreth 775 studentë, ndërsa në 2014 ishin 644 studentë.
Edhe studentët shqiptarë në Gjermani janë në një numër të konsiderueshëm krahasuar me totalin e studentëve që kanë zgjedhur të studiojnë në një fakultet jashtë Shqipërisë. UNESCO ka raportuar se në Gjermani studionin në 2015-n rreth 559 studentë. Ndërsa në Francë numri i studentëve shqiptarë në 2016-n 481, rreth 10 studentë më pak.
Numri i studentëve shqiptarë në Austri ishte 324 studentë, apo rreth 39 studentë më shumë se një vit më parë. Në vendet Europës Lindore, në Bullgari dhe Rumani, Eurostat raporton se numri i studentëve shqiptarë që studiojnë në universitetet atje është 279 dhe 202 studentë. Numri i studentëve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, që ka disa prej universiteteve më të mira në botë, është 260. /Monitor/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMomenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj