LAJMI I FUNDIT:

Ulet konsumi i energjisë në Shqipëri

Ulet konsumi i energjisë në Shqipëri

Reforma në sektorin e energjisë që përfshiu rikthimin e kulturës së pagesës së faturës nga të gjithë konsumatorët pa asnjë përjashtim, ka bërë që këta të fundit të bëhen më kursimtarë.

Sipas statistikave të Operatorit të Shpërndarjes, në janar 2016 energjia e hedhur në rrjet është 671 mijë mwh, kur tradicionalisht të paktën për 6 vitet e mëparshme kjo ka qenë mbi këtë vlerë, madje mbi 700 mijë mwh. Në muajin shkurt energjia në rrjet ishte 559 mijë megavat/orë, ndërkohë që nga viti 2010 deri në 2015 ajo është luhatur mesatarisht mbi 600 mijë mwh.


Në mars energjia në rrjet ishte 573 mijë mwh, kur në fakt në 8 vitet e fundit luhatshmëria është sërish mbi 600 mwh. Të dhënat tregojnë se formalizimi i pagesave, për faturat e energjisë, ka bërë që të ulet konsumi duke rezultuar në fatura me vlera më të ulëta.

Sipas OSHEE-s, totali i energjisë së konsumuar në rrjet arrin nga janari në gusht në vlerën 4.6 milionë megavat/orë, nga të cilat 4.2 milionë janë për konsumatorët në rrjetin e shpërnadrjes, ndërsa pjesa tjetër i përkasin konsumit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Tec Vlorës dhe Klientët e Kualifikuar. /Telegrafi/