Ka nisur sot të implementohet nga autoritetet e Shqipërisë tarifa rrugore për shfrytëzuesit e “Rrugës së Kombit”. Ndonëse ishte paralajmëruar nga banorët e Kukësit një protestë prej orës 11.00, ajo nuk është mbajtur.
Në vendin ku ka filluar inkasimi i taksës rrugore kishte dalë Sylë Ukshini, i ngarkuar me punë në Ambasadën e Kosovës në Shqipëri, i cili ka thënë se sot ka parë nga afër zhvillimet e fundit për implementimin e vendimit të autoriteteve shqiptare për taksën rrugore në “Rrugën e Kombit”.
Ai mendon se taksa rrugore për qytetarët e Kosovës, të cilët shfrytëzojnë këtë rrugë është e shtrenjtë.
“Është një vendim autonom, të cilin ne do e respektojmë. Mirëpo, mendoj se analiza më e saktë, me e qëlluar, më e pa anshme do të bëhet në javët dhe muajt e ardhshëm dhe të shihet si do të reflektohet kjo në fluks, të bizneseve dhe qytetarëve… Për qytetarët e rëndomtë, për njerëzit që shfrytëzojnë këtë rrugë për çështje shëndetësore të përditshme është e lartë. Por premtimi ka qenë që njerëzit që do të përdorin në vajtje-ardhje më të shpeshta do të ketë zbritje dhe unë mendoj se duhet të ketë zbritje, sepse 5 euro është taksë e lartë”, ka thënë Ukshini.
I pyetur se a do të aplikojë edhe Kosova taksa rrugore për autostradën Morinë-Prishtinë, Ukshini tha se për momentin nuk ka ndonjë vendim.
Ndërsa, Spartak Tumani drejtor i firmës koncesionale për taksa rrugore, ka thënë se në ditën e parë të vendosjes së taksës për autostradën nuk ka pasur incidente, për dallim nga hera e kaluar kur banorët i kishin vënë flakën kabinave për pagesë.
“Deri në momentet që po flasim çdo gjë ka vajtur normalisht. Nuk ka pasur asnjë lloj incidenti, asnjë lloj vonese. Të gjitha detyrimet kontraktuale po zbatohen… Për veturën e vogël është pesë euro, por nëse një qytetar nga Kosova dhe një qytetar nga Tirana bënë lëvizje deri në 30 në muaj, ai do të përfitoj sipas planit zbritës. Të gjitha bizneset që bëjnë kalime të shpeshta pajisen me karta digjitale. Për kamionët e rëndë çmimi është 22.6 euro një drejtim”, ka thënë Tumoni.
Ndryshe, nga e hëna nisën pagesat për kalimin në Rrugën e Kombit, ku për qytetarët e Kukësit është caktuar një tarifë e reduktuar.
Tarifa për kalimin e automjeteve në autostradën Milot –Morinë do të jetë 660 lekë ose 5 euro. Për banorët qarkut Kukës kjo tarifë është e reduktuar në 100 lekë me TVSH.
Ndërkohë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama reagoi duke falënderuar qytetarët e Kukësit për mirëkuptimin. Ai kërkoi ndjesë për shqetësimet, ndërsa tha se çdo qindarkë do të kthehet në investim. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSebastian Hamza nga Rahoveci fiton veturën e katërt të BMW Seria 3 në LOJË E TRENT me GO+
Kerr Renault Captur i ri “00”, plus mundësi udhëtimi në Evropë veç me Auto Mita
Ha shëndetshëm dhe shijshëm me fritezën me Ajër Hisense
EXPOKOS 2024: Ndërtimi i biznesit të së ardhmes
Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë
Haradinaj takon Ramiz Kelmendin: Ekonomia e Kosovës ka nevojë për një model të ri të qeverisjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen