LAJMI I FUNDIT:

Ukrainë, një person i armatosur mban 20 pengje në autobus

Ukrainë, një person i armatosur mban 20 pengje në autobus

Një burrë i armatosur ka marrë peng rreth njëzet persona në një autobus në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lutsk.

Sipas zyrtarëve policor janë dëgjuar edhe të shtëna me armë, por deri më tani nuk ka raportime për viktima. Kërkesat e pengmarrësit ende nuk janë bërë të ditura, shkruan BBC.


Zëvendësministri i Brendshëm, Anton Herashchenko tha që pengmarrësi pretendon se ka edhe një bombë dore.

“Policia nisi një operacion të posaçëm për shpëtimin e pengjeve. Bisedimet janë duke u zhvilluar”, pohoi Herashchenko, transmeton Telegrafi.

Policia e antiterrorizmit ka rrethuar autobusin gjersa banorëve u është thënë që të mos largohen nga shtëpitë ose zyret e tyre.

Zëdhënësi i policisë, Yurii Kroshko tha se akoma është e paqartë se çfarë po kërkon personi që po mban pengjet.

“Ne po mundohemi të negociojmë. Ai iu përgjigj më parë në telefonatën tonë, por gjatë orëve të fundit kemi kontakt”, tha Kroshko.

Ndryshe, mediat ukrainase kanë zbuluar edhe llogaritë zyrtare të rrjeteve sociale të pengmarrësit, në të cilën ka postuar kohët e fundit kritika ndaj figurave politike. /Telegrafi/