Ukraina ka njoftuar se forcat e saj kanë vrarë shumë mercenarë rusë të Wagner-it, ndërsa ata përpiqeshin të tërhiqeshin nga qyteti i sulmuar i Bakhmutit.
“Rreth 80 luftëtarë të Wagner u vranë dhe 119 të tjerë u plagosën, pasi trupat ukrainase sulmuan pozicionet e tyre ndërsa ata tërhiqeshin nga qyteti lindor”, tha zëdhënësi i ushtrisë ukrainase, transmeton Telegrafi.
Kreu i këtij grupi famëkeq rus, Yevgeny Prigozhin, ka njoftuar javën e kaluar se njësitë e mercenarëve të tij po tërhiqen nga Bakhmuti pasi atje janë pozicionuar ushtria e rregullt ruse – duke pranuar se 20 mijë pjesëtarë të Wagnerit janë vrarë në fushëbetejë në këtë qytet në lindje të Ukrainës.
Beteja për Bakhmutin po vazhdon për më shumë se një vit, duke bërë që gjithçka që ishte ndërtuar në këtë vend të shkatërrohet nga sulmet e vazhdueshme.
Serhiy Cherevatyi, zëdhënës i ushtrisë ukrainase tha se njësitë që operojnë në lindje të vendit, kanë arritur të eliminojnë 80 mercenarë të Wagnerit derisa ata po tentonin të tërhiqeshin nga qyteti.
“Ditëve të fundit kemi parë rritje të intensitetit të luftimeve mes nesh dhe rusëve”, tha Cherevatyi, duke theksuar se forcat pushtuese po ndërrojnë vazhdimisht taktikat e luftës me shpresën se do të arrijnë të fitojnë terren – por se sipas tij deri më tani një gjë e tillë nuk është realizuar.
Pamjet e filmuara me dron, shfaqin ushtarët ukrainas me tanke, mjete të ndryshme të blinduara që godisnin pa ndërprerë pozicionet e rusëve që po bëheshin gati të tërhiqeshin nga Bakhmuti.
Ata ishin zënë në befasi, pasi kjo mund të shihet edhe nga videoja, ku predhat i godasin krejt befasishëm, e këmbësoria fillon të ikë me shpresën se do t’i shpëtojnë vdekjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Armëpushimi në rrezik? Izraeli 'anulon' lirimin e më shumë se 600 të burgosurve palestinezë

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Trump njofton raundin e dytë të bisedimeve me Rusinë për paqen në Ukrainë

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë