LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasit tallen me rusët që pushonin në Krime: Kremi i diellit nuk do t’ju mbrojë

Ukrainasit tallen me rusët që pushonin në Krime: Kremi i diellit nuk do t’ju mbrojë

Pasi gadishulli i Krimesë, më saktë qyteti Novofedorovka, u trondit nga shpërthime të fuqishme në një bazë ushtarake, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës publikoi një video në të cilën talleshin disi me rusët.

Në një video prej 35 sekondash, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës njoftoi se njerëzit kanë mundësinë të kalojnë pushimet e tyre verore në disa vende në mbarë botën.


Rusët po ikin masivisht nga Krimea
Lexo po ashtu Rusët po ikin masivisht nga Krimea

Aty ndër të tjera shfaqen Dubai, Antalia dhe Kuba. Megjithatë, ministria tha se disa njerëz ende zgjedhin Krimenë për pushimet e tyre verore.

“Është një gabim i madh”, ishte mesazhi i ministrisë ndërsa në sfond luheshin skenat e shpërthimeve në bazën ushtarake, si dhe deklaratat e rusëve, të cilët u mërzitën nga skenat dhe u larguan nga Krimea.

“Përveç nëse duan një pushim veror të pakëndshëm të nxehtë, ne i këshillojmë mysafirët tanë të çmuar rusë që të mos vizitojnë Krimenë ukrainase. Sepse asnjë sasi kremi kundër diellit nuk do t’i mbrojë ata nga efektet e dëmshme të pirjes së duhanit në ambiente të paligjshme”, deklaroi Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.

Ndryshe, kolona të gjata me vetura të qytetarëve rusë janë parë duke braktisur ishullin ukrainas, i cili ishte pushtuar në vitin 2004. /Telegrafi/