Ukrainasit shkatërrojnë një aeroplan luftarak rus si dhe një helikopter – pamje nga aksioni

Trupat ukrainase nga Brigada e 28 e Mekanizuar, ka arritur të shkatërroj një aeroplan luftarak rus Su-25 si dhe një helikopter në vijën e frontit në Toretsk.
“Ushtarët tanë kanë shkatërruar një Su-25 si dhe një helikopter”, u tha nga ushtria ukrainase, transmeton Telegrafi.
Një video amatore shfaq momentin kur ushtari ukrainas shkrep predhën e cila godet direkt aeroplanin luftarak rus – i cili menjëherë shpërthen.
E pak sekonda më vonë shihet edhe helikopter i rusëve që qëndronte në një fushë të gjelbëruar, kur goditet nga një dron kamikaz.
Bëhet fjalë për helikopter të tipit Mi-8, që përdoret në masë të madhe nga rusët në Ukrainë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
09/02/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































