LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasit pretendojnë se kanë fundosur anijen e madhe ruse Cezar Kunikov në Detin e Zi

Ukrainasit pretendojnë se kanë fundosur anijen e madhe ruse Cezar Kunikov në Detin e Zi

Dronët e inteligjencës ushtarake të Ukrainës (GUR) kanë goditur një anije të madhe ruse Cezar Kunikov në Detin e Zi, kanë njoftuar për Ukrainska Pravda burime nga inteligjenca ukrainase.

Këto burime kanë shtuar se operacioni ka rezultuar me fundosjen e anijes ruse, transmeton Telegrafi.


Më herët ministria ruse e Mbrojtjes, ka njoftuar se forcat e saj të mbrojtjes kundërajrore kanë rrëzuar mbrëmë gjashtë dronë në Detin e Zi.

Të njëjtën kohë në Telegram kanë njoftuar se diçka është duke u djegur në det mes Alupksas dhe Katsivelias.

Ukrainasit shkatërrojnë tanket ruse me dronët kamikaz, kupolat e tyre fluturojnë nga shpërthimet e fuqishme
Lexo po ashtu Ukrainasit shkatërrojnë tanket ruse me dronët kamikaz, kupolat e tyre fluturojnë nga shpërthimet e fuqishme

Dy helikopterë Mi-8 gjithashtu janë parë duke fluturuar ulët mbi ujë në atë zonë. Kanali Krimski Veter në Telegram ka njoftuar se dronët kanë goditur një anije.

Më vonë është parë një helikopter Ka-27 duke kërkuar të mbijetuarit e mundshëm.

Në ueb-faqen e flotës ruse në Detin e Zi thuhet se gjendet anija Cezar Kunikov e gjatë 112.5 metra dhe 15 e gjerë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Gjermania do të blejë tre sisteme raketore amerikane Himars për Ukrainën

Gjermania do të blejë tre sisteme raketore amerikane Himars për Ukrainën

Evropa
Ukrainasit pretendojnë se Rusia gjatë 24 orëve të fundit ka humbur 1,260 ushtarë, një aeroplan dhe pesë tanke

Ukrainasit pretendojnë se Rusia gjatë 24 orëve të fundit ka humbur 1,260 ushtarë, një aeroplan dhe pesë tanke

Evropa

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
A po përpiqet Rusia të hap një front të ri - çfarë thonë autoritetet ukrainase?

A po përpiqet Rusia të hap një front të ri - çfarë thonë autoritetet ukrainase?

Evropa
Kalo në kategori