LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasi po lëvizte i dehur dhe u përplas me një MIG-29

Ukrainasi po lëvizte i dehur dhe u përplas me një MIG-29

Një aksident i pazakontë trafiku në të cilin Volkswagen u ndesh me një avion luftarak.

Alkooli është një nga shkaqet më të zakonshme të aksidenteve në trafik, dhe kjo është treguar nga hetimi i këtij aksidenti, i cili ndoshta nuk është regjistruar kurrë më parë, transmeton Telegrafi.


Kjo ndodhi në qytetin ukrainas të Vasylkiv, jo shumë larg Kievit, kur një shofer anonim me Volkswagen Touran të tij u përplas me një aeroplan luftarak MIG-29.

Gjërat bëhen më të qarta kur themi se pas timonit ishte një inxhinier i skuadriljes së dytë të njësisë ushtarake dhe ai ishte i dehur dukshëm.

Ajo që mbetet e paqartë është se ku saktësisht inxhinier arriti të përplaset në avion.

Supozohet se ai ishte duke vozitur në një pjesë të pistës ku nuk ka MIG. Sidoqoftë, ky është sigurisht një mësim i mirë që një i dehur të mos ulet pas timonit ose në pistë.

Aksidenti nuk ishte aspak banal. Duke gjykuar nga fotot, shoferi po ngiste makinën me një shpejtësi të madhe, kështu që ai nuk muni të ndaloi kur vuri re avionin. Për shkak të forcës së goditjes, avioni mori flakë. Dëmi, natyrisht, është i madh edhe në Touran, ndërsa shoferi doli nga aksidenti vetëm me prerje dhe mavijosje. /Telegrafi/