LAJMI I FUNDIT:

Ukrainasi ka gjurmuar forcat ruse përmes kufjeve të tij që iu vodhën nga trupat pushtuese

Ukrainasi ka gjurmuar forcat ruse përmes kufjeve të tij që iu vodhën nga trupat pushtuese

Një burrë ukrainas ka gjurmuar rivendosjen e forcave të Vladimir Putinit nëpërmjet një palë kufjesh pa tel të vjedhura prej tij nga trupat pushtuese.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Apple AirPods të Vitaliy Semenets u vodhën nga shtëpia e tij në Hostomel, afër Kievit, menjëherë pas fillimit të luftës derisa Rusia u përpoq të merrte kryeqytetin ukrainas.


Që atëherë, ai ka përdorur Find My – një veçori për gjurmimin e vendndodhjes në dispozicion në të gjitha produktet e Apple – për të ndjekur trupat në tërheqjen e tyre 885 kilometra në të gjithë vendin.

Derisa ushtarët rusë u tërhoqën nga Kievi këtë muaj, Semenets ndoqi kufjet e tij në hartat në internet derisa ato u dërguan përtej kufirit në Bjellorusi, duke përfunduar pranë qytetit të Gomel.

Javën e kaluar AirPods – të cilat kushtojnë deri në 200 funte – kishin arritur në Belgorod, një qytet në Rusi ku Putin po grumbullon trupa për një sulm në rajonin lindor Donbas të Ukrainës.

Aplikacioni Find My i Apple mund të gjurmojë pajisjet që mungojnë përmes Bluetooth ose nëse ato lidhen me internet.

“Falë teknologjisë, e di se ku janë AirPods-et e mia tani. Ato u morën nga rusët nga shtëpia ime në Hostomel”, ka shkruar Semenets në Instagramin e tij. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Teknologji
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Teknologji
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Teknologji
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Kalo në kategori