Ukraina synon të sigurojë korridoret humanitare në bisedimet me Rusinë

Një raund i dytë bisedimesh midis delegacioneve ukrainase dhe ruse do të fillojë në Bjellorusi në orën e ardhshme.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, qëllimi minimal i Kievit është të krijojë korridore humanitare - rrugë për civilët për t'i shpëtuar zonave të goditura nga konflikti.
Kjo është thënë nga negociatori ukrainas Davyd Arakhamia, i cili postoi një përditësim të shkurtër në Facebook së bashku me një foto të tij dhe një kolegu përpara një helikopteri.
Një deklaratë e tillë vjen pasi numri i njerëzve që ikin nga Ukraina arrin në një milion, ndërsa Moska vazhdon të rrethojë shumë qytete në jug.
Pozicioni negociator i Rusisë - sipas ministrit të Jashtëm të vendit Sergej Lavrov - është se:
Ukraina duhet të "çmilitarizohet".
Krimea - gadishulli jugor i Ukrainës i aneksuar nga Moska në vitin 2014 - njihet nga Kievi si pjesë e Rusisë.
Ndërsa dy rajone të shkëputura në Ukrainën lindore - e vetëshpallura Republika Popullore e Donetskut dhe Republika Popullore e Luhanskut - njihen po ashtu zyrtarisht nga Moska. /Telegrafi/


















































