Ukraina pritet të kryejë kundërofensivë kundër Rusisë, tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes
329:"US Secretary of Defense Lloyd Austin speaks during a press conference after a meeting of the Ukraine Defense Contact Group during a two-day meeting of the alliance's Defence Ministers at the NATO Headquarters in Brussels on February 14, 2023. (Photo by Kenzo TRIBOUILLARD / AFP) (Photo by KENZO TRIBOUILLARD/AFP via Getty Images) 20:"AFP via Getty Images
Sekretari i amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha se pret të shohë Ukrainën të kryejë një ofensivë në pranverë.
Ai këtë e deklaroi gjatë një takimi të radhës të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës, raporton cnn.
"Ajo që Ukraina dëshiron të bëjë në momentin e parë të mundshëm është të krijojë kushte në fushëbetejë që janë në favor të saj", tha zyrtari amerikan në një konferencë shtypi në Bruksel.
"Por siç thashë muajin e kaluar në Ramstein, kjo nuk ka të bëjë me një aftësi të vetme. Ka të bëjë me ofrimin e të gjitha aftësive që premtojmë. Ka të bëjë me integrimin e të gjitha këtyre sistemeve së bashku", deklaroi Austin.
Ai gjithashtu thotë se trajnimi i trupave ukrainase "mbetet kyç" për t'i lejuar ata të mbizotërojnë në luftë.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/