LAJMI I FUNDIT:

Ukraina i heq vizat për Maqedoninë e Veriut

Ukraina i heq vizat për Maqedoninë e Veriut

Siç njoftojnë nga TV 21, kryetari i Ukrainës, Petro Poroshenko ka nënshkruar për futjen e përkohshme të regjimit pa viza dhe transit në Ukrainë për qytetarë e Maqedonisë së Veriut.

Vizat hiqen nga 16 marsi i këtij viti deri më 15 mars të vitit 2020 për gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut nëse qëndrimi i tyre nuk tejkalon 90 ditë brenda 180 ditëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ky vendim duhet të përmirësojë miqësinë midis Ukrainës dhe Republikë së Maqedonisë së Veriut, si dhe të intensifikojë kontaktet dypalëshe në fushën e marrëdhënieve reciproke dhe vazhdimin e bashkëpunimit për liberalizim.

Përndryshe, me pasaportë të Maqedonisë lirshëm pa viza mund të udhëtosh në 125 vende./Telegrafi/