Ukraina do të punojë për një plan armëpushimi brenda 10 ditëve të ardhshme

Ukraina dhe aleatët e saj kanë rënë dakord të punojnë për një plan armëpushimi brenda 10 ditëve të ardhshme, ka njoftuar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Kjo vjen pas një propozimi nga presidenti amerikan Donald Trump për të ndaluar luftën në vijat aktuale të frontit.
"Disa pika të shpejta - si një plan për një armëpushim”, tha Zelensky.
“Ne vendosëm se do të punojmë për të brenda javës ose 10 ditëve të ardhshme", shtoi ai.
Ndryshe, Zelensky ka falënderuar Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën për burimet shtesë që ai tha se po ofrojnë.
Presidenti ukrainas tha se Mbretëria e Bashkuar do të ndihmonte me mbrojtjen ajrore duke I “furnizuar me raketa dhe duke prodhuar dronë interceptues”. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































