LAJMI I FUNDIT:

Uka: Termokos ka filluar furnizimin me ngrohje për të gjithë konsumatorët

Uka: Termokos ka filluar furnizimin me ngrohje për të gjithë konsumatorët

Zyrtarët e Termokosit kanë bërë të ditur për Telegrafin se sot (e hënë), ka filluar furnizimi me ngrohje për të gjithë qytetarët e Prishtinës të cilët janë të kyçur në sistemin ngrohës.

“Tashmë kemi filluar furnizimin e rregullt me ngrohje për të gjithë konsumatorët tanë”, ka bërë të ditur zëdhënësja e Termokosit, Afërdita Uka për Telegrafin.


Ndryshe furnizimi me ngrohje është përmirësuar dukshëm viteve të fundit nga Termokosi pas kyçjes në projektin e ngrohjes me avull nga Blloqet e KEK-ut.

Por problem vazhdon të jetë mos shtrirja e rrjetit ngrohës për të gjithë qytetarët e Prishtinës. /Telegrafi/