LAJMI I FUNDIT:

Uk Lushi: Grenell na garantoi se SHBA nuk përkrah ndryshimin e kufijve të Kosovës

Uk Lushi: Grenell na garantoi se SHBA nuk përkrah ndryshimin e kufijve të Kosovës

Pak ditë më parë, katër anëtarë të komunitetit shqiptar në SHBA, zhvilluan një video konferencë me të dërguarin e posaçëm të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Uk Lushi, publicist, veprimtar i çështjes kombëtare, ish-luftëtar i UÇK, një prej pjesëmarrësve në këtë video konferencë, thotë se kanë marrë garanci nga i dërguari i Donald Trump se, SHBA nuk përkrah asnjë ndryshim të kufijve të Kosovës.


“Kemi kërkuar nga administrata amerikane që zëri ynë të dëgjohet. I kemi paraqitur z. Grenell mendimet dhe pikëpamjet tona, duke dashur që të influencojmë në pozicionimin e Shtëpisë së Bardhë. Mbajtëm qëndrime të qarta dhe sfiduese për z. Grenell. Një përmbledhje për atë çfarë ai tha është se, SHBA nuk përkrah asnjë ndryshim të kufijve të Kosovës, kurrë nuk ka thënë se do të ketë një afat të caktuar urgjent për zgjidhjen e domosdoshme të çështjes”, tha Lushi.

Ish-luftëtari i UÇK nënvizoi më tej se, Grenell gjithashtu i ka informuar se, Kina dhe Rusia nuk do të kenë pozicione të ngurta ndaj Kosovës, lidhur me anëtarësimin e saj në OKB.

Lushi shtoi më tej se, pritet që brenda pak javësh të mbahet takimi që ishte parashikuar më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se SHBA nuk përfshihet se cilët do të jenë përfaqësuesit e Kosovës, por vetëm pret unitet sa më të gjerë.

“Nëse palët nuk arrijnë një pajtim nën patronazhin e Shtëpisë së Bardhë, atëherë Trump ka bërë të ditur se dialogu do të kalojë nga Shtëpia e Bardhë në DASH dhe duart e BE-së”, tha publicisti Lushi.

Lidhur me aktakuzën e ngritur ndaj Presidentit, Hashim Thaçi, ai tha se, me këtë veprim Gjykata Speciale ka vënë në pikëpyetje ekzistencën e vet.

“Gjykata Speciale i ka dhënë një goditje vetes. Prokurori është vetëm një palë. Ndërhyrje flagrante politike dhe ka humbur legjitimitetin. E shoh si goditje kundër Kosovës dhe kundër luftës çlirimtare dhe si një goditje direkte kundër SHBA dhe administratës së Donald Trump. Çfarë do të që të ndodhë me z. Thaçi, dialogu duhet vazhduar”, përfundoi Lushi. /Euronews Albania/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori