LAJMI I FUNDIT:

Ujkani: Nuk kemi arritur të krijojmë klimë investive të duhur në Kosovë

Ujkani: Nuk kemi arritur të krijojmë klimë investive të duhur në Kosovë

Drejtori ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë, Emruash Ujkani ka folur për klimën investive në Kosovë, për të cilin tha që nuk është krijuar çfarë duhet.

Ujkani foli edhe për pengesat që investitorët e huaj hasin kur vijnë në Kosovë.


“Procedurat e ngarkuara administrative dhe shpeshherë ato që janë si ngarkesa qoftë tarifa administrative apo taksa administrative. Në legjislacionin tonë nuk janë mirë të definuara”, tha Ujkani.

Po ashtu, shtoi se edhe informaliteti që është zhvillu në kuadër të bashkëpunimit ose atij potencialit sektor privat, kompanive dhe administratës shtetërore nga ana tjetër shpeshherë ka dekurajuar, jo vetëm investitorët potencialë , por edhe këta që janë prezentë që ndoshta nganjëherë mendojnë të largohen nga vendi.

Ndërsa, në emisionin 7 Ditë me Panxhën, Ujkani tregoi për tri kërkesat që ai ka për institucione shtetërore.

“Kërkesa e parë, të ofrohet më tepër me sektorin privat, të hapet me sektorin privat, mendoj që ka shumë përvoja të mira. E dyta, institucionet shtetërore të bëjnë sektorin privat që të njihet i sigurt, t’ju krijohet një siguri juridike. Kërkesa e tretë, përveç aspektit deklarativ, qeveria dhe institucionet tona në mënyre shumë praktike të shohin se cilat janë ato pengesat që po i has sektori privat i joni”, tha ai.

Në fund, Ujkani është shprehur se Kosova ka qenë një shtet i ri me një popullatë të re dhe se fuqia punëtore dhe moshat e reja, janë ato që e bëjnë diferencën gjithkund. Por megjithatë, sipas Ujkanit, vendi ynë ka dështuar nganjëherë sepse edhe ata investitorë që kanë pasur interesim për me investuar në Kosovë kanë ikur.