LAJMI I FUNDIT:

Uji për shpëlarjen e dhëmbëve dhe gojës pas pastrimit të dhëmbëve mund të shkaktojë diabet

Uji për shpëlarjen e dhëmbëve dhe gojës pas pastrimit të dhëmbëve mund të shkaktojë diabet

Zbulimi është bërë nga shkencëtarët e Universitetit Harvard, të cilët në studimin e fundit thonë se me këtë rast shkatërrohen mikrobet e mira që jetojnë në gjuhë dhe të cilat na mbrojnë nga diabeti.

Uji për shpëlarjen e dhëmbëve dhe gojës është i dedikuar për mbytjen e baktereve, të cilat shkaktojnë prishjen e dhëmbëve dhe largimin e erës së keqe, por sipas rezultateve të studimit ato vrasin edhe bakteret e dobishme.


Shkencëtarët zbuluan se njerëzit që përdorin ujin për shpëlarjen e gojës dy herë në ditë mund të preken nga diabeti ose ngritja e sheqerit në gjak për 55 për qind brenda një periudhe trevjeçare.

Në studim morën pjesë 1206 persona të moshës ndërmjet 45 deri 60-vjeç, te të cilët ekzistonte rreziku i lartë i paraqitjes së diabetit. Gjatë studimit te 17 për qind e të anketuarve është lajmëruar diabeti.

Njëzet për qind e të anketuarve që përdorën ujin për shpëlarje një herë në ditë po ashtu janë prekur nga diabeti, ndërsa ky numër është rritur për 30 për qind te personat që përdorën ujin për shpëlarje dy herë në ditë.

Bakteret e mira në gojë na mbrojnë nga diabeti dhe mikrobet ndihmojnë trupin të prodhojë dyoksid të azotit që rregullon nivelet e insulinës dhe metabolizmin, transmeton KP. Ajo mban ekuilibrin e energjisë në trup dhe rregullon nivelin e sheqerit në gjak.

Meqë uji për shpëlarje të dhëmbëve përmbajnë përbërës të fuqishëm antibakterialë, si triclosan, chlorhexidine, alkool, vajra esenciale ose peroksid, shkencëtarët këshillojnë përdorimin e ujit për shpëlarje të dhëmbëve vetëm një herë në ditë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori