LAJMI I FUNDIT:

Uji në Tetovë i pijshëm, problem në vendbanimet rurale

Uji në Tetovë i pijshëm, problem në vendbanimet rurale

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë rajonin tonë gjatë dy muajve të kaluar megjithatë deri më tani nuk kanë shkaktuar probleme në rrjetin e ujësjellësit që furnizon me ujë qytetarët e Tetovës. Analizat e deritanishme tregojnë se ujI është cilësor si në aspektin kimik poashtu edhe mikrobiologjik.

Nga Qendra për Shëndet Publik në Tetovë kanë bërë të ditur se uji i plotëson të gjitha kriteret dhe është i sigurt për pije. Problemet sipas mjekut Ratko Davidovski janë në ato vende ku nuk ka mirëmbajtje adekuate të sistemit të ujësjellësit. “Për qytetin e Tetovës ku ka mirëmbajtje të rregullt të sistemit të ujit deri më tani nuk kemi patur ndotje të ujit, ku në këso raste si zakonisht ndodh ndotja e ujit, por në Tetovë uji në burime por edhe në kaptazhe, dezinsektohet në kohë. Rezultatet e ditës së sotme, janë të mira për sa i përket kualitetit dhe sigurisë së ujit të pijshëm. Prandaj, deri më tash nuk ka ndonjë problem në aspektin e konsumimit të ujit për pije. Prandaj, për sa i përket situatës në Tetovë, situata me ujin është nën kontroll” , thotë mjeku Ratko Davidovski.


Edhe nëpër vendbanimet tjera ku për sistemin e ujit të pijshëm kujdesen njerëz adekuat nuk ka probleme apo ndotje të ujit. Problem janë fshatrat ku uji nuk dezinsektohet dhe vjen deri tek ndotja e ujit, thonë në Qendrën për Shëndet Publik në Tetovë. Apelohet që qytetarët kur të vërejnë se uji është i turbullt, të lënë që të rrjedhë uji të paktën 10 minuta derisa të pastrohet. “Por, në ato vende kemi problem tjetër, mungesë të dezinfektimit dhe kemi rezultate jo të mira për kualitetin e ujit në aspektin bakteriologjik, thënë më qartë në këto vendbanime uji nuk është i pastër. Pra, atje reshjet e shiut kanë bërë që të kemi ndotje të ujit sidomos në fshatrat e rajonit të Pollogut. Prandaj, rekomandimet janë që të konsumohet uji i ambalazhuar”, tha Davidovski.

Zakonisht kur ka reshje të mëdha të shiut ka patur probleme me ujin e pijshëm pasi që ndotet uji por fatmirësisht në këtë periudhë nuk ka patur probleme të kësaj natyre. Nga Qendra për Shëndet publik në Tetovë, thonë se qeveria brenda një viti ndan mjete që gjashtë herë në vit të bëhen analiza, kurse që rezultatet të jenë gjithmonë të saktë duhet që të bëhen 12 analiza brenda vitit. Sipas mjekëve në këtë qendër, ata kryejnë analiza në 92 fshatra në rajonin e ish komunës së Tetovës. Zakonisht problemet me cilësinë e ujit të pijshëm në rajonin më të gjerë të Tetovës shfaqen në pranverë dhe në vjeshtë. Banorët e komunës së Tetovës furnizohen me dekada të tëra me ujë nga Mali Sharr i cili edhe pse nuk ka qenë i mjaftueshëm për nevojat e tyre, megjithatë ka qenë i pastër. (koha.mk)

Në trend Lajme

Më shumë
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori