Ujit të gazuar i shtohet dyoksid karboni me presion. Si rezultat i kësaj, në ujë krijohet thartira e dobët karbonike, e cila mund të shkaktojë (nëse pini sasi të mëdha përnjëherë) lemzën dhe djegësirën
Mirëpo, nëse e konsumoni me masë, atëherë jo vetëm që nuk do të jetë i dëmshëm, por do t’i bëjë mirë stomakut tuaj, aq më parë personave të cilët vuajnë nga kapsllëku, transmeton Telegrafi.
Kur pini ujë të gazuar krijohet ndjenja e fryrjes së vogël, mirëpo në të vërtetë falë kësaj mund të shmangni ngrënien e tepërt.
E gjitha që duhet të bëni është që të pini ujë mineral para ushqimit dhe do të ndiheni më të plotë, andaj do të hani më pak.
Me siguri keni dëgjuar që pijet e gazuara dobësojnë eshtrat tuaja. Dhe, sërish, nuk ka dëshmi të cilat e vërtetojnë këtë tezë.
Hulumtuesit nga Qendra e Osteoporozës e Universitetit Cranston, SHBA, kanë konstatuar që uji i gazuar nuk ka ndikim negativ në eshtrat e njeriut.
Me këtë hulumtim është zbuluar zvogëlim mesatar i dendësisë së eshtrave vetëm te femrat të cilat kanë pirë pilula tri herë në javë të pijeve të ëmbla të gazuara.
Kur është fjala për dhëmbët dhe zmaltin e dhëmbëve, duhet të jemi të qetë kur është fjala për konsumimin e ujit të gazuar.
Në studimin i cili është publikuar në “Journal of Oral Rehabilitation”, është konstatuar që rreziku për zmaltin e dhëmbëve është qind për qind më i vogël te uji i gazuar se sa te pijet e tjera joalkoolike të cilat përmbajnë sheqer.
Pra, lirisht kënaquni me pijen tuaj të preferuar, ujin e gazuar dhe ndihuni të sigurt kur është fjala për shëndetin tuaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3