LAJMI I FUNDIT:

Ujësjellësi Prishtina: Uji i pijshëm është 100 për qind i sigurt

Ujësjellësi Prishtina: Uji i pijshëm është 100 për qind i sigurt

Kompania rajonale e ujësjellësit Prishtina përmes një njoftimi për media thekson se një kontroll ditore bazike dhe periodike, bën që uji i pijshëm të jetë i sigurt 100%.

Në njoftimin për media thuhet se qëllimi kryesor i laboratorit të akredituar për cilësinë e ujit të pijshëm  në KRU “Prishtina” është organizimi dhe funksionimi i tij, si laborator për kontrollin e kualitetit të ujit bazuar në Standardet cilësore aplikative ( U.A.16/2012 ) dhe ato Evropiane (Udhëzimi –Direktiva 98/83/EC) mbi kualitetin e ujit për përdorim nga njerëzit.


“Kjo direktivë përcakton dallimet në mes të parametrave mikrobiologjik dhe atyre fiziko- kimik. Aplikimi i standardeve është në interes të të gjithë konsumatorëve të Prishtinës, Fushë Kosovës, Obiliqit, Shtimes, Lipjanit, Podujevës, Drenasit, Graçanicës dhe Fabrikës së trajtimit të ujit në Shkabaj. Laboratori i cilësisë së ujit me planin e tij të monitorimit të brendshëm, ka në procedurë pikë së pari mbledhjen dhe marrjen e mostrave të ujit të përpunuar nga rrjeti i ujësjellësit, aeratorëve, liqeneve, puseve dhe lumenjve”, thuhet në njoftim.

Më tej bëhet e ditur se laboratorët të cilët janë të akredituar shfrytëzojnë metoda standarde për parametrat të cilat janë të aprovuara nga BE-ja, sipas procedurës të cilat janë dhënë me Direktivën 98 (93) EC.

“Sipas  planit ditor, javor dhe mujor për monitorimin e brendshëm të kualitetit të ujit në KRU ‘Prishtina’ sh.a, të burimeve sipërfaqësore Albanik, Badoc, Bivolak, Mihaliq (Kanali Ibër-Lepencit) si dhe burimeve nëntokësore Kroni, Obiliq, Shtime, Lipjan, Peran (Podujevë), Miradi , Graqanicë dhe Vragoli si dhe pesëmbëdhjetë pikat në rrjetin e qytetit, në aplikim të monitorimit të shpejtë bazik dhe vijues përcjellim çdoherë kualitetin e ujit të pijshëm në çdo pikë mostrimi”, thuhet në komunikatë.

Cilësia e ujit është e kontrolluar dhe testuar me analiza fiziko-kimike dhe bakteriologjike sipas parametrave të cilët janë në Listën A dhe C në Udhëzimin Administrativ  Nr.16/2012 për cilësinë e ujit për konsum nga njeriu.

“Një vëllim kaq i madh i punës dhe një kontroll ditore bazike dhe periodike, bënë që uji i pijshëm të jetë i sigurt 100%”, bëhet e ditur.

Me monitorim të shpejtë, bazik dhe vijues çdo ditë do të bëhet  mostrimi dhe analiza e ujit që prodhohet dhe distribuohet  nga fabrikat e ujit në Albanik ,Badovc dhe Shkabaj (Ibër-Lepenc) nga objektet prodhuese  Kastriot dhe Kroni, pastaj monitorimi javor i ujit që prodhohet në objektet prodhuese Shtime, Lipjan ,Drenas dhe Podujevë si dhe analiza e ujit në tre rezervuarët në qytet.

Sipas njoftimit për media, paralelisht me laboratorin e akredituar të KRU “Prishtina” sh.a. analizat bëhen çdoherë edhe nga Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori