LAJMI I FUNDIT:

Ujësjellësi në Siniçan, situata mbetet e pandryshuar

Ujësjellësi në Siniçan, situata mbetet e pandryshuar

Ndërtimi i ujësjellësit në Siniçan do të ndërtohet, pasi banorët e Urviqit të marrin garancë nga shteti se do të rinovohet edhe tubacioni i kanalizimit dhe ujësjellësit në fshatin e tyre, deklaroi ministri i Bujqësisë Trajan Dimkovski. Në bisedë telefonike Dimkovski tha se presin që nesër kryetari i Komunës së Bogovinës dhe banorët e fshatit Urviq të dorëzojnë projekt për rinovimin e tubacionit të kanalizimit dhe ujësjellësit të fshatit Urviq.

Rinovimin e tubacioneve të ujësjellësit dhe kanalizimit të vjetërsuar në Urviq, si kusht për ndërtimin e ujësjellësit në Siniçan e konfirmoiedhe kryetari i Bogovinës, Albon XHemaili i cili tha se takimin e radhës me përfaqësusit e Qeverisë do e kenë gjatë kësaj jave. Ai shtoi se për momentin zgjidhja e problemit ka mbetur në “status kuo”, ndërsa banorët e fshatit vazhdojnë të qëndrojnë në bjeshkë pasi edhe policia është prezentë aty.


“Sot e mora prapë në telefon para një ore ti tregojë se nesër duhet të kemi takim. Ministri më tha se duhet të koordinohet me kryeministrin dhe besoj se për tre-katër ditë do të kemi një takim të radhës, ku shprehi një mendim pozitiv rreth gjithë kësaj ngjarje që do të përfundojë për së miri. // Siç duket i vlefshëm është takimi që do të mbahet. Mbas tre – katër dite, ato kur do të caktojnë dhe pastaj kur do të vendoset në Qeveri do shohim a do të vazhdojmë apo jo. // Për hir të situatës nuk dua ti shpalos. Kërkesa kryesore e tyre ishte ndërrimi i të gjithë tubacionit që e kanë ato nga ujësjellësi i tyre”, deklaroi Albon Xhemaili, kryetar i Komunës së Bogovinës.

Por për prezencën e policisë, MPB përsërit qëndrimin se nuk po e pengojnë ndërtimin e ujësjellësit.

“Ne si institucion që jemi të obliguar për mbajtjen e rendin publik jemi të pranishëm në lokacion për shkak se kemi informata operative dhe disa paraqitje konkrete nga banorët lokal për rrezik të prishjes serioze të rendit publik, si dhe kërkesë nga kryetari i komunës së Bogovinës për pjesëmarrje të policisë në vendin afër ujësjellësit. Veprojmë sipas planit të përgatitur operativ që të mos vijë deri tek ngjarje të padëshiruara deri në pasoja më serioze për qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve”, thonë nga MPB.

Nga policia shtojnë se nuk do të largohen deri sa të jenë të sigurt se nuk do të ketë rrezik për prishjen e rendit publik./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori