LAJMI I FUNDIT:

Ujërat e rrëmbyeshëm “marrin me vete” veturën me dy pasagjerë, çifti bashkëshortor humb jetën – dëshmitarët filmojnë ngjarjen (Video)

Ujërat e rrëmbyeshëm “marrin me vete” veturën me dy pasagjerë, çifti bashkëshortor humb jetën – dëshmitarët filmojnë ngjarjen (Video)

Ky është momenti tragjik kur çifti bashkëshortor humb jetën brenda veturës  së tyre, e cila ishte mbuluar nga uji pas shirave të rrëmbyeshëm në Brazil.

Joao Calos Haskel, 59-vjeç, dhe gruaja e tij Isabel Cruz, 52, humbën jetën në pjesën jugore të qytetit Blumenau, pasi ujërat e rrëmbyeshëm që kishin përmbysur zonën, “mori me vete” veturën brenda të cilës kishin mbetur të ngujuar, transmeton Telegrafi.


Dëshmitarët okularë kanë njoftuar se Haskel dhe gruaja e tij ishin brenda veturës Dacia Sandero duke lëvizur në rrugën kryesore, kur befasisht u goditën nga ujërat e rrëmbyeshëm.

Joao Alves Rodrigues, 30-vjeç, që kishte filmuar tragjedinë ka deklaruar se ishte duke shkuar në shtëpi, kur vërejti se ujërat e rrëmbyeshëm e kishin marrë me vete një veturë brenda të cilës kishte njerëz.

“Sapo fillova të filmojë, dëgjova dikë duke bërtitur se brenda veturës kishte njerëz. Befasisht ujërat e rrëmbyeshëm e morën me vete veturën dhe ne ishim të pafuqishëm në atë aspekt. E gjitha çfarë mund të bënim ishte të luteshim që të shpëtojnë”, ka shtuar Rodrigues.

Dhjetë orë pas tragjedisë, ekipet emergjente kanë arritur t’i nxjerrin trupat e pajetë të çiftit bashkëshortor që ishin “dërguar” nga ujërat, 11 kilometra larg vendit nga ku u “rrëmbyen”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tragjedia shmanget në sekondën e fundit në Chicago - aeroplani privat hyri pa autorizim në pistë, aeroplani me pasagjerë gati sa nuk u përplas me të

Tragjedia shmanget në sekondën e fundit në Chicago - aeroplani privat hyri pa autorizim në pistë, aeroplani me pasagjerë gati sa nuk u përplas me të

Amerika
Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Amerika
Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Evropa
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare - pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare - pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

Evropa
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Kalo në kategori