LAJMI I FUNDIT:

Ujë Rugove arrin në Kuwait për Ramazan

Ujë Rugove arrin në Kuwait për Ramazan

Ujë Rugove, si një ndër kompanitë e para të ujit në Kosovë, shpejt u bë i njohur brenda dhe jashtë vendit. Rritja e interesimit të vazhdueshëm për këtë produkt, bëri që Ujë Rugove të jetë i pranishëm pothuajse në çdo familje, institucione, restaurante, etj.

Mirëpo, tashmë Ujë Rugove është i pranishëm në shumë vende të botës, kështu duke hyrë edhe në tregun e Azisë Perëndimore, respektivisht në Kuwait. Kjo është një ngjarje e rëndësishme për vetë kompaninë, por edhe për Kosovën të përfaqësuar si shtet me këtë produkt.

“Kjo mundësi është krijuar me faktin se cilësia e Ujit Rugove ka bërë që ky ujë të krijojë besim edhe jashtë vendit”, tha Kron Kelmendi, përfaqësues i shitjes në Rugove.

Deri tani Ujë Rugove është i pranishëm në këto shtete: në Kinë, Taivan, Oman, Bahrain, Arabi Saudite, Riad, Gjermani, Zvicër, Shqipëri, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe së fundmi në Kuwait.

Edhe në ditët në vijim, pritet që kompania të rrisë dhe të zgjerojë bashkëpunimin me shumë vende të ndryshme të botës, për të ofruar shërbime të shpejta, efikase dhe me vlerë.

Artikull i sponzorizuar