LAJMI I FUNDIT:

Uglanin: BE të respektojë vullnetin e qytetarëve të Sanxhakut

Uglanin: BE të respektojë vullnetin e qytetarëve të Sanxhakut
Mesto: Beograd Datum: 21.05.2010 Dogadjaj: POLITIKA/EKONOMIJA - ministar bez portfelja u Vladi Srbije Sulejman Ugljanin potpisao je danas ugovore sa predstavnicima 31 preduzeæa i organizacija iz nedovoljno razvijenih opština, kojima se sredstva dodeljuju na osnovu prvog javnog konkursa za 2010. godinu Licnosti: Sulejman Ugljanin

Kryetari i Këshillit nacional boshnjak (BNV), Sulejman Uglanin, i ka bërë sot thirrje BE-së që të respektojë vullnetin e lirisë së shprehur të qytetarëve të Sanxhakut, të cilët në referendumin e mbajtur më 1991 votuan për autonominë e plotë politike dhe territoriale, me të drejtë bashkëngjitjeje njërës nga republikat sovrane.

Uglanin po ashtu i bëri thirrje BE-së që të respektojë edhe vendimet nga dokumentet e Hagës dhe konkluzionet e komisionit të Badinterit për ish-Jugosllavinë.


Në referendumin e mbajtur nga 25 deri 27 tetor 1991, pothuajse 99 për qind e votuesve janë shprehur për autonomi të plotë politike dhe territoriale të Sanxhakut, me të drejtën e bashkëngjitjes me ndonjërën nga republikat sovrane.

Pushteti i atëhershëm serb kishte hedhur poshtë rezultatet e referendumit dhe kundër Uglanin ishte ngritur padi “për veprim antishtetëror, me qëllim të shkëputjes së territorit të Sanxhakut”.