UEFA zbardh emrat e shtatë qyteteve të mundshme mikpritëse të Superkupës së Evropës, mesin e tyre edhe Tirana

14:"JAVIER SORIANO
Real Madrid ka fituar trofeun këtë vit të Ligës së Kampionëve.
Madrilenët triumfuan kundër Juventusit me rezultat 4-1 në stadiumin kombëtar uellsian në qytetin e Cardiffit.
Tashmë zyrtarët e UEFA-s janë në kërkim e sipër të qytetit mikpritës për vitin 2019, transmeton Telegrafi.
Në garë janë 11 qytete anembanë kontinentit evropian, ku mesin e tyre figuron edhe emri i kryeqytetit shqiptar të Tiranës.
Ndër të tjera janë edhe Stamboll-Turqia, Astana-Kazakistan, Toulouse-Franca, Haifa-Izrael, Belfast-Ireland Veriore dhe Gdansk-Polonia.
E përgjigjen se kush do ta organizojë finalen e sezonit 2018/2019 do të mund ta mësojmë më 21 shtator.
Ndryshe, vitin e ardhshëm mikpritës do të jetë kryeqyteti ukrainas i Kievit. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































