Ueb faqet e Ministrive të Bujqësisë dhe Mbrojtjes me disponueshmërinë më të madhe të informatave me karakter publik

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Ministria e Mbrojtjes janë transparente në mënyrë proaktive, ndërsa transparencën më të ulët e ka Enti gjeologjik, tregojnë rezultatet nga monitorimi i kryer nga Agjencia për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informata me karakter publik.
Siç informuan sot nga Agjencia, Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Mbrojtjes për publikimin proaktiv të informatave janë renditur më së miri me 49 pikë, pas së cilës vijojnë Ministria e Financave dhe Drejtoria doganore me 47 pikë.
“Duhet të theksojmë se ueb faqet e institucioneve më mirë të renditura kanë një mënyrë të lehtë dhe të disponueshme në informatat me karakter publik me interes për kërkuesit dhe i inkurajojmë ata të monitorojnë dhe të ndërtojnë transparencën proaktive, si dhe llogaridhënien në punën e tyre ndaj qytetarët”, thonë nga Agjencia për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informata me karakter publik.
Transparencën më të ulët e ka treguar Enti gjeologjik me 11 pikë, ndërsa para tij janë Byroja për metrologji me 12 pikë, Ministria e sistemit politik dhe marrëdhënieve ndërmjet bashkësive me 13 pikë dhe Inspektorati shtetëror për transport me 13,5 pikë.
Monitorimi është kryer te 51 posedues, përkatësisht në ueb faqet e poseduesve të Qeverisë në periudhën 14 nëntor deri më 14 dhjetor të këtij viti.
“Niveli i transparencës dhe llogaridhënies në punën e Qeverisë së RMV-së, ministrive dhe organeve në përbërje kanë trend në rritje të publikimit proaktiv të informatave me karakter publik dhe transparenca e tyre këtë vit është vlerësuar shumë e mirë. Shumica e institucioneve të monitoruara kanë transparencë shumë të mirë dhe Agjencia u rekomandon poseduesve të respektojnë në mënyrë të vazhdueshme standardet e transparencës dhe llogaridhënies në të ardhmen, për arsye se vetëm në këtë mënyrë institucionet dhe puna e tyre do të jenë më të disponueshme për përdoruesit përfundimtarë, kërkuesit e informatave me karakter publik, përkatësisht qytetarët”, qëndron në kumtesën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vdes një grua, e trajtuar si viktimë në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jani Prengës, rrëfehet kopshtari: Trupi i pajetë u zhvendos nga Range Rover në një makinë tjetër

Bajrami i kundërpërgjigjet Muratit: Mos i manipulo faktet, ligji kërkon dorëheqje, jo opozita

Policia gjen armë dhe municione në një bodrum në Mitrovicën e Veriut

Partitë pro vazhdimit të seancës konstituive, pa qëndrime të ndryshuara

Nesër vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Aleatja e Trumpit bleu aksione pak para njoftimit dhe përfitoi mijëra dollarë

Berisha: Jam i gatshëm ta jap votën time për Kurtin, edhe nëse nuk jam pjesë e qeverisë

Historia e shqiptarit - diler droge që u dëbua nga Britania tri herë radhazi

Ndodh për herë të parë në histori - banorët bëjnë xhiro me makinë jashtë shtëpisë së Big Brother

Grenelli bëri thirrje t’i ndalen fondet, përgjigjet Gjykata Speciale

Loredana flet për rastin e Jozit me Gjestin: Ishte një pamje e fortë, e papranueshme dhe unë distancohem komplet nga ai veprim