LAJMI I FUNDIT:

Udhëtimi familjarizues në shtigjet “Via Dinarica” (Foto)

Udhëtimi familjarizues në shtigjet “Via Dinarica” (Foto)

Më 7 dhe 8 qershor 2019, Fondi Komunitar per Zhvillim (CDF) ka organizuar udhëtimin familjarizues dy-ditor në shtigjet “Via Dinarica” në Kosovë.

Ky udhëtimi familjarizues është organizuar në kuadër të projektit Zhvillimi dhe Promovimi i Shtigjeve të Reja në ‘Via Dinarica’ në Kosovë. Në këtë udhëtim familjarizues kanë marr pjesë agjenci turistike nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova ku kanë promovuar ofertat e reja turistike nën brendin e njohur  “Via Dinarica” .

Ky projekt ka zhvilluar  6 shtigje të reja 50 kilometra të gjata – që do të lidhin më mirë shtigjet Dinarika në Kosovë me pjesët në Shqipëri dhe Mal të Zi. Zbatimi i këtij projekti ka për qëllim forcimin e vetëdijes për përfitimet ekonomike, mjedisore dhe sociale të këtij shtegu, si dhe te rris konkurrueshmërinë e ofertës turistike rajonale të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës.

Aktivitetet zhvillohen përmes një granti të siguruar nga Projekti për Zhvillimin dhe Promovimin e Turizmit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga RCC në një përpjekje për të kontribuar në rritjen dhe konkurrueshmërinë e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor përmes zhvillimit të mbështetjes dhe promovimit të ofertave të përbashkëta rajonale të kulturës dhe aventurës. /Telegrafi/

 Foto: Dini Begolli – Gropa Erenikut, Liqeni i Gjeravices