LAJMI I FUNDIT:

Udhëtime zyrtare, bileta, dreka e telefon – sa para shpenzoi për gjashtë muaj Konjufca me kabinetin e tij?

Udhëtime zyrtare, bileta, dreka e telefon – sa para shpenzoi për gjashtë muaj Konjufca me kabinetin e tij?

34 mijë e 155 euro është totali i parave të shpenzuara brenda gjashtë muajve, nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe kabinetit të tij.

Këto para u harxhuan për udhëtime zyrtare, telefon, akomodim, për bileta të udhëtimit e dreka zyrtare.


Kurti vet i 18-ti për gjashtë muaj shpenzoi mbi 120 mijë euro
Lexo po ashtu Kurti vet i 18-ti për gjashtë muaj shpenzoi mbi 120 mijë euro

Bazuar në të dhënat që ka siguruar Telegrafi përmes qasjes në dokumentet publike, më së shumti para u harxhuan në udhëtime zyrtare e akomodim, bileta të udhëtimit dhe dreka zyrtare.

Shpenzimet e biletave janar-qershor nga Këshilltarët e Konjufcës/Grafika dhe dizajni: Endrit Dallaveraj/Telegrafi.com

14 mijë e 116 euro janë shpenzuar në bileta të udhëtimit nga gjashtë këshilltarët e kryeparlamentarit Konjufca.

Ndërkaq 11 mijë e 167 euro janë shpenzuar nga kryeparlamentari Glauk Konjufca së bashku me dy këshilltarët e tij, Besnik Vasolli e Ilir Kërçeli, për udhëtimet dhe akomodimin në Francë, SHBA, Strasburg dhe Portugali.

Vetëm Konjufca në këto katër udhëtime shpenzoi në total 6 mijë e 052 euro.

Shpenzimet e udhëtimeve zyrtare dhe akomodimit nga Kyetari i Kuvendit dhe këshilltarët e tij / Grafika dhe dizajni: Endrit Dallaveraj/Telegrafi.com

Ndërkaq udhëtimi zyrtar në Shqipëri, kabinetit të Konjufcës i ka kushtuar 537 euro.

Shpenzimet e udhëtimit zyrtar dhe akomodimit në Shqipëri /Grafika dhe dizajni: Endrit Dallaveraj/Telegrafi.com

Për gjashtë muaj kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca shpenzoi vetëm 140 euro në telefon, ndërkaq në total nga ai dhe stafi i kabinetit për këtë periudhë u shpenzuan 1 mijë e 155 euro, shkruan Telegrafi.

Shuma më e madhe e shpenzuar në telefon ishte 140 euro, ndërkaq më e vogla ishte 10 euro, që u shpenzuan nga dy zyrtarët personal të Konjufcës, Egzon Haliti e Gezim Bajrami.

Shpenzimet e telefonit Janar-Korrik nga Kryetari i Kuvendit dhe stafi i kabinetit/Grafika dhe dizajni: Endrit Dallaveraj/Telegrafi.com

Për gjashtë muaj kryepralamentari Glauk Konjufca shtroi shtatë dreka për zyrtarë të lartë nga vende të ndryshme që vizituan Kosovën.

Për këto dreka, Konjufca shpenzoi 7 mijë e 180 euro. Ato u shtruan për presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, për kryeparlamentarin e Austrisë, për kryetarin e komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

88 mijë e 500 euro u shpenzuan nga Zyra e Presidentes për gjashtë muaj – më së shumti para u harxhuan në akomodim jashtë vendit dhe bileta
Lexo po ashtu 88 mijë e 500 euro u shpenzuan nga Zyra e Presidentes për gjashtë muaj – më së shumti para u harxhuan në akomodim jashtë vendit dhe bileta

Drekë u shtrua edhe për gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë, për nderë të Epopesë së UÇK-së si dhe për shënimin e 145 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. /Telegrafi/

Shpenzimet në drekat zyrtare/Grafika dhe dizajni: Endrit Dallaveraj/Telegrafi.com

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani për deklaratën e Konjufcës: Qesharake të thuash që s'ka pasur komunikim mes Presidencës dhe Qeverisë

Osmani për deklaratën e Konjufcës: Qesharake të thuash që s'ka pasur komunikim mes Presidencës dhe Qeverisë

Lajme
Përkeqësohet gjendja e avokatit të Berishës, futet në intubim

Përkeqësohet gjendja e avokatit të Berishës, futet në intubim

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Krasniqi: Mundësia për shpërndarjen e Kuvendit është shteruar, i habitur që partitë tjera opozitare s'patën gatishmëri

Krasniqi: Mundësia për shpërndarjen e Kuvendit është shteruar, i habitur që partitë tjera opozitare s'patën gatishmëri

Lajme
Policia në kërkim të Besnik Ukajt për tentim vrasjen në Prizren

Policia në kërkim të Besnik Ukajt për tentim vrasjen në Prizren

Kronika e Zezë
Krasniqi për koalicionin e mundshëm me LVV-në: Jam zbavitur me këto interpretime imagjinare

Krasniqi për koalicionin e mundshëm me LVV-në: Jam zbavitur me këto interpretime imagjinare

Lajme
Kalo në kategori