LAJMI I FUNDIT:

“Udhëkryqi i Velanisë”, Abdixhiku në Kuvend kujton momentet e paharruara deri në rrugëtimin për liri e pavarësi

“Udhëkryqi i Velanisë”, Abdixhiku në Kuvend kujton momentet e paharruara deri në rrugëtimin për liri e pavarësi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i është drejtuar sot qytetarëve dhe deputetëve të Kuvendit në 15-vjetorin e pavarësisë së shtetit, gjersa ka rikujtuar “rrugët e vështira dhe proceset e paharruara në rrugëtimin për liri dhe sovraniteti”.

I pari i LDK-së në seancën solemne përmendi “udhëkryqin e Velanisë”, e cila rrugë tha se i kujton ngjarje të mëdha e sakrificat për liri e pavarësi.


“Po e shënojmë sot datën më të rëndësishme të popullit të Kosovës, atë të 17 shkurtit, si akt të kulmimit të një rrugëtimi sa të gjatë, aq të dhimbshëm e të lavdishëm”, ka thënë Abdixhiku, raporton Telegrafi.

“Këtë rrugëtim të gjatë, të dhimbshëm e njëkohësisht të lavdishëm do të marr guximin ta kujtoj nëpërmjet një udhëkryqi të vetëm, ndoshta më të njohurin në Prishtinë, atë që në anën e majtë kishte kodrën e lagjes ‘Taslixhe’ e në të djathin atë të ‘Velanisë’ për të marrë përfundimisht emrin si ‘Udhëkryqi i Velanisë.

Në këtë udhëkryq gjendej shkolla ime fillore që mbante emrin e at’ ‘Gjergj Fishta’…

Në atë shkollë, në kujtimet e para më qëndron ajo e klasës së parë, e pranverës së vitit 1990, e helmimit masiv të plotë 3 mijë fëmijëve shqiptarë dhe natyrisht frikës e kaosit të shkaktuar më pas…

Në shkollën ‘Gjergj Fishta’ më qëndrojnë edhe kujtimet e klasave të ndara si akt politik, shtypës, i largimit të shqiptarëve nga çdo institucion publik. Se fëmijët shqiptarët e kishin të ndaluar të mësonin në klasat e ngrohta, e përdornin një aneks të veçantë ku dimrit ishte ftohtë…”, u shpreh deputeti Abdixhiku.

Ai po ashtu revokoi kujtimet nga ajo periudhë e shkollimit, ku megjithatë kishte shpresë e solidaritet e ku e shihnin eskortën e presidentit historik Ibrahim Rugova.

“Në udhëkryqin e Velanisë disa herë në ditë kalonte një eskortë që ngjallte secilin kureshtje e ngazëllim te nxënësit e rreshtuar nëpër dritare. Ajo bartte shpresën e një populli të tërë për liri, pavarësi e demokraci… Rrugëtimi ditor i Ibrahim Rugovës ishte rrugëtim në udhëkryqin e Velanisë, ishte i bërë në emër të secilit për një të ardhme që do të kalonte secili….

Në udhëkryqin në Velani gjendej edhe një shtëpi e transformuar në ambulant që mbante emrin e ‘Nënë Terezës’…. ku mjekët tanë ishin pjesë e organizimit e shërbimit më të madh vullnetar”, tha ndër të tjera kryetari i LDK-së, i cili përmendi sakrificat e shoqërisë deri në rrugëtimin për liri e pavarësi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori