Bashkimi Evropian ka hapur derën për lehtësimin e sanksioneve ndaj Sirisë pas rënies së Assadit, por pa dhënë një afat kohor specifik.
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian ranë dakord mbi parimet kryesore që do të ndjekin për të normalizuar lidhjet me Sirinë pas përmbysjes së autokracisë së Bashar al-Assad, me paralajmërimin se rebelët ende udhëheqin tranzicionin.
Në konkluzionet e tyre të përbashkëta, krerët e shteteve dhe qeverive bënë thirrje për një “proces politik gjithëpërfshirës dhe të udhëhequr nga Siria” që do të garantojë integritetin territorial të vendit, unitetin kombëtar, mbrojtjen e të gjitha pakicave fetare dhe etnike dhe respektimin e të drejtave të njeriut, duke parandaluar rishfaqjen e dhunës sektare, ekstremizmit dhe terrorizmit.
Udhëheqësit theksuan gjithashtu se çdo kthim i refugjatëve sirianë që jetojnë në të gjithë Evropën duhet të jetë “i sigurt, vullnetar dhe dinjitoz” për shkak të paqëndrueshmërisë së vazhdueshme në terren, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
“Ne kemi rënë dakord për parimet dhe objektivat kryesore të qasjes sonë në përgjigje të rënies së regjimit të Assadit”, tha António Costa, presidenti i Këshillit Evropian, në fund të një samiti njëditor në Bruksel, ku Siria dhe Ukraina kryesuan rendin e ditës.
“Për herë të parë në një dekadë, populli i Sirisë mund të shpresojë për një të ardhme më të mirë”, vazhdoi Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian.
“Evropa kujdeset që pushteti t’i kthehet popullit të Sirisë dhe Evropa ka një rol për të luajtur”, shtoi ajo, duke vënë në dukje rolin e bllokut si donatori më i madh i Sirisë, me mbi 33 miliardë euro të mobilizuara që nga viti 2011.
Bëhet e ditur se Brukseli tani po vëzhgon nga afër Hayat Tahrir al-Sham (HTS), forcat rebele që udhëhoqën ofensivën e befasishme që rrëzoi Asadin dhe po udhëheq qeverinë me një kryeministër të përkohshëm.
HTS ka premtuar të zhvendosë Sirinë nga një ekonomi e kontrolluar nga shteti në një ekonomi të tregut të lirë, të shpërndajë të gjitha forcat rebele dhe të promovojë një shoqëri gjithëpërfshirëse.
“Siria duhet të mbetet e bashkuar”, tha kreu i HTS, Ahmed al-Sharaa.
“Duhet të ketë një kontratë sociale ndërmjet shtetit dhe të gjitha feve për të garantuar drejtësinë sociale”, shtoi ai.
HTS, megjithatë, mbetet një organizatë terroriste e ndaluar nga OKB-ja dhe të gjitha vendet e BE-së për shkak të lidhjes së saj të mëparshme me Al-Kaedan.
Ky sfond ka ngritur dyshime për aftësinë e tyre për të garantuar pluralizmin në epokën pas AsSadit.
Ndryshe, Siria është një vend shumë i larmishëm, i banuar nga myslimanë sunitë, të cilët përfaqësojnë mbi 70% të popullsisë, së bashku me myslimanët shiitë, alavitë, të krishterë dhe pakica etnike si druzë, irakenë, armenë, asirianë, kurdë dhe palestinezë.
“Është shumë herët të thuhet nëse udhëheqja e re do të jetë në gjendje të përmbushë atë që premton”, paralajmëroi von der Leyen.
Siç raportohet, BE dërgoi më parë këtë javë një diplomat të lartë për të pasur kontakte të drejtpërdrejta me HTS, një hap drejt normalizimit të lidhjeve.
Shefja e Komisionit është zotuar gjithashtu të rrisë ndihmën për të ndihmuar Sirinë të rindërtohet nga hiri i një lufte civile brutale e shkatërruese që la të dëmtuara rëndë shërbimet bazë dhe infrastrukturën civile. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje – kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan – cili është shkaku?

Trump “sfidon” Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit