Vendet në skenë në Davos po mbushen ngadalë me udhëheqësit botërorë që pranuan ftesën e presidentit amerikan Donald Trump për t'u bashkuar me Bordin e Paqes.

Midis tyre janë presidentët e Azerbajxhanit, Argjentinës, Kazakistanit dhe Indonezisë, si dhe kryeministri hungarez Viktor Orban.


E vetmja grua duket të jetë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan skynews.

Karrigia e bardhë është qartësisht e rezervuar për Donald Trump, i cili e ka shpallur veten udhëheqës të përjetshëm të bordit.

Trump u shfaq i fundit në skenë pasi anëtarët e Bordit të tij të Paqes u paraqitën dhe filloi fjalimin.

"Kjo është një ditë shumë emocionuese, e përgatitur prej kohësh", tha ai. /Telegrafi/