LAJMI I FUNDIT:

Udhëheqësi i emisionit në CNN deklaroi publikisht se do të helmonte Donald Trumpin dhe Kim Jong-un

Udhëheqësi i emisionit në CNN deklaroi publikisht se do të helmonte Donald Trumpin dhe Kim Jong-un

Kuzhinieri Anthony Bourdain dhe gjithashtu udhëheqës në CNN ka thënë që do të përgatiste një bimë helmuese për presidentin amerikan dhe për liderin e Koresë së Veriut, bimë kjo që përdoret për ekzekutim.

61 vjeçari Anthony Bourdain, i cili në CNN e udhëheq emisionin e famshëm “Parts Unknow”, ka thënë se në rast që e angazhojnë të përgatis në takimin mes Trump dhe Kim, ai do të përgatiste Kukuta, bimë helmuese që përdoret për ekzekutim.


Në pyetjen drejtuar Bourdain, se çka do të përgatiste për të ngrënë në një takim eventual për paqe të dy liderëve, ai është përgjigjur:
“Kukuta”, ka thënë prerazi Bourdain.

Video më përgjigjen e tij u publikua javën e kaluar në portalin TMZ, mirëpo tani u shendua në një hit në internet.

Gazetarët e Fox News e kanë ftuar kuzhinierin që të shpjegon përgjigjen e tij, ndërsa ai në shaka është përgjigjur: “Kam dashur të them Kelj, dhe jo Kukuta.
Kuzhinieri gjithashtu ka theksuar se kurrë nuk do të pranonte të xhironte më Korenë Veriore, shtet ky ku shumica e njerëzve janë të uritur.

“Kim ishte një i trash i keq”, ka thënën gjithashtu ai.
Mirëpo për këtë përgjigje të pamenduar, kuzhinierit i kërcënohet përjashtim nga CNN. Duhet kujtuar që CNN e ka përjashtuar gjithashtu nga puna komedianen Katie Griffin, e cila kishte pozuar me një kokë të Donald Trump, kokë kjo e cila ishte e gjakosur, transmeton gazetametro.net.

Për Bourdain, kjo nuk është hera e parë që haptazi ka folur keq për Trump. Ai vitin e kaluar ka thënë që asnjëherë nuk do të darkonte me kandidatin e atëhershëm për president të SHBA-ve.

“Apsolutish jo. Unë jam njujorkez dhe nuk do të shkoja të darkoja me të as para 10 viteve, kur veç më pat filluar të më vinte neveri për të”, ka shtuar Bourdain.
Ai është i lindur në New York, ndërsa prindërit i ka francez. Në rinin e tij ka punuan në shumë restorante, por ka qenë shef i kuzhinës në disa restorante në New York. Bourdain është martuar dy herë dhe ka një vajzë.

Me librin e tij “Kitchen Confidential”, kuzhinieri ka fituar 50 mijë dollarë. Ndërsa kjo libër për 44 javë ka qenë më e lexuara dhe ka qenë e përkthyer në 22 gjuhë.