LAJMI I FUNDIT:

UBT shënoi 22 prillin, Ditën e Tokës

UBT shënoi 22 prillin, Ditën e Tokës

UBT përmes një forumi ka shënuar 22 prillin, Ditën e Tokës, me profesorë dhe studentë të programeve të ndyshme të studimit, duke vënë në pah edhe njëherë rëndësinë që ka kjo ditë për njerëzimin.

Në këtë forum, pjesëmarrës ishte edhe rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, i cili përmes platformës Zoom, përsërit rëndësinë e kësaj dite dhe bëri thirrje që të trajtohet me një kujdes të veçantë.


“Toka dhe planeti përballet me sfida të shumta të qëndrueshmërisë dhe për këtë arsye është shumë e rëndësishme që të gjitha institucionet, gjithë qytetarët dhe gjithë njerëzit, si dhe të gjithë palët e interesit që janë pjesë e këtij planeti të kontribuojnë në mënyrat e veta dhe formën e vet”, ka thënë rektori Hajrizi. 💭

Profesori i UBT-së, Nexhat Balaj, ka thënë se UBT tashmë e ka shndërruar në traditë shënimin e kësaj dite, duke organizuar aktivitete të ndryshme në shënim të kësaj dite të rëndësishme.

Profesori i UBT-së, Hazir Çadraku, duke rikapituluar gjithë diskutimin me profesorët e nderuar, ka thënë se planifikimet e ndryshme që janë bërë dhe po vazhdojnë të bëhen, sidomos ato urbanistike dhe industriale, kanë zënë dhe po zënë një hapësirë të madhe të tokës bujqësore.

Duke nderuar këtë ditë të rëndësishme, profesorët dhe studentët pjesëmarrës të UBT-së, në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, mbollën lule të cilat i dhanë një pamje edhe më të bukur vendit të shkencës e teknologjisë.

Artikull i sponzorizuar