Në ambientet e UBT-së, u mbajt me sukses edicioni i tretë i Konferencës për Lidership, një ngjarje prestigjioze që është kthyer në një traditë të rëndësishme në Kosovë.
Kjo konferencë u organizua nga Qendra për Lidership e UBT-së dhe mblodhi një audiencë të gjerë, duke përfshirë liderë të industrisë, akademikë, dhe ekspertë ndërkombëtarë.
Tema e këtij edicioni, “Sundimi Efektiv: Forcimi i Hartimit dhe Zbatimit të Politikave”, i ofroi mundësinë pjesëmarrësve të diskutonin çështje kyçe të qeverisjes, zhvillimit të qëndrueshëm dhe rëndësinë e përmirësimit të proceseve të vendimmarrjes.
Konferenca u hap nga profesori Faton Limani, i cili theksoi rëndësinë e lidershipit në proceset e qeverisjes dhe u shpreh për nevojën urgjente për trajnimin dhe zhvillimin e liderëve të cilët do të përballen me sfidat globale dhe lokale të të sotmes. Ai nënvizoi se një lidership i fortë është çelësi i suksesit në zbatimin e politikave efektive dhe menaxhimin e krizave.
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi në fjalën e tij rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe nevojën për zhvillimin e politikave që mbështesin ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme.
Ai shpjegoi se UBT ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të kontribuar në zhvillimin e lidershipit, duke ofruar arsimin cilësor dhe mundësi për zhvillimin profesional të brezave të rinj.“UBT e ka bërë të qartë angazhimin e tij për të kontribuar në zhvillimin e lidershipit dhe përgatitjen e liderëve të ardhshëm, duke ofruar një arsimin cilësor dhe mundësi për zhvillim profesional. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të forcuar ndikimin e politikave dhe për të kontribuar në avancimin e shoqërisë“, tha ai.
Ai gjithashtu theksoi se Kosova, si një vend në zhvillim, ka mundësi të jashtëzakonshme për të shfrytëzuar burimet e saj natyrore dhe për të investuar në teknologji dhe inovacion, siç janë digjitalizimi dhe inteligjenca artificiale.
Në lidhje me zhvillimin e lidershipit etiko-ndihmues, Rektori Hajrizi e theksoi nevojën për liderë që udhëheqin me vlera dhe jo vetëm me interesat personale.“Lidershipi është për të bërë një hap përpara dhe për të marrë përgjegjësi. Na duhen më shumë liderë me kompetenca të duhura, të aftë për të adresuar kompleksitetet e sfidave të sotme“, theksoi ai.
Sipas tij, universitetet, përfshirë UBT-në, kanë një rol kyç në krijimin e mundësive për zhvillimin e resurseve njerëzore dhe ndihmimin e zhvillimit të lidershipit të ardhshëm. Në përfundim të fjalës së tij, ai vlerësoi Qendrën e Lidershipit të UBT-së për kontributin e saj të çmuar në trajnimin dhe zhvillimin e liderëve të rinj të Kosovës.
Një tjetër fjalim ishte ai i Pankaj Agarwal, Kancelar i Shri Ram Swaroop Memorial University nga India, i cili theksoi rolin e arsimit dhe lidershipit në transformimin e shoqërive. Agarwal ndau eksperiencën e tij si edukator dhe lider transformues, duke theksuar se “Arsimi është ai që mund të sjellë ndryshimin e vërtetë në shoqëri“.
Ai i inkurajoi pjesëmarrësit që të investonin në zhvillimin e potencialit të rinisë për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë.“Suksesi është rezultat i përqendrimit në një filozofi udhëheqëse dhe besimit se gjithçka mund të arrihet përmes angazhimit të përbashkët“, shtoi ai.
Agarwal gjithashtu theksoi se arritjet e tij janë të mundura përmes punës së përbashkët dhe besimit në filozofinë e lidershipit të ndërtuar gjatë viteve.
Fjalimi i Ahmet Ismailit, Guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës, shtoi një dimension të rëndësishëm në konferencë, duke folur për rëndësinë e qeverisjes efektive dhe rolin e Bankës Qendrore të Kosovës në forcimin e sektorit bankar të vendit.
Ismaili theksoi se “Qeverisja korporative është një shtyllë kritike për stabilitetin, integritetin dhe qëndrueshmërinë e sektorit bankar“. Ai foli për praktikat e dobëta të qeverisjes që janë shpesh shkaktarë të dështimeve të mëdha bankare, duke çuar në kriza sistemike dhe humbje të besimit të publikut.
“Duke zhvilluar dhe përmirësuar vazhdimisht kornizën tonë rregullatore dhe duke punuar ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, ne sigurojmë që sistemi bankar i Kosovës të qeveriset me përgjegjshmëri dhe qëndrueshmëri“, theksoi ai.
Në përfundim, Ismaili nënvizoi se qeverisja nuk është thjesht një kërkesë rregullatore, por është baza mbi të cilën ndërtohen institucione bankare të qëndrueshme, transparente dhe besueshme. Ai shprehu angazhimin e Bankës Qendrore të Kosovës për të vazhduar forcimin e sektorit bankar përmes politikave të qëndrueshme dhe të bazuara në transparencë dhe siguri.
Konferenca për Lidership, edicioni i tretë, është një dëshmi e angazhimit të UBT-së dhe institucioneve të tjera për zhvillimin e lidershipit dhe forcimin e proceseve të qeverisjes në Kosovë.
Ngjarja përfundoi me një angazhim të fortë për të vijuar përpjekjet në avancimin e politikave që promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe krijimin e mundësive për lidership të përgjegjshëm dhe efektiv.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nuk është ofertë, është mirënjohje – Ré Swiss Clinic me gjest bujar për veteranët e UÇK-së

Vetëm Kosova e Serbia mbeten pa mjetet e para të Planit të Rritjes

Mospërputhje e statistikave të punësimit? Njohësi i politikave ekonomike analizon të dhënat nga ATK, Trusti e ASK

3 vjet veç vozit - Zbritje deri në 20,000€ në modelet Volvo SUV!

Fabian Kamberi në listën “Forbes 30 Under 30 Europe 2025” – Shqiptari që po revolucionarizon botën dixhitale

A e dëshiron jetën me rehati dhe qetësi? Në Kompleksin Linda te dyjat i ki!

Premiere Weekend me filmin hit "Mission: Impossible – The Final Reckoning" më 17-18 maj

Natyra ofron, NANA Krem shfrytëzon: Produkte natyrale për butësinë e lëkurës së bebeve

Vetëm Kosova e Serbia mbeten pa mjetet e para të Planit të Rritjes

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

Bashkëpunëtorët e Vuçiqit përleshen me personat e sigurimit të kryeministrit serb Macut

Dëshmitare e një tragjedie, por jo e trajtuar si e tillë - shteti nuk ofron përkrahje psikologjike për viktimat

“Zjerm” i vërtetë në skenë – Shkodra Elektronike ndez Eurovisionin me një performancë magjike

Ylli i Barcelonës bie nga autobusi gjatë festimeve në rrugët e qytetit

Protestuesit në Bazel djegin flamuj izraelitë dhe amerikanë gjatë demonstratës së paligjshme kundër Eurovisionit

Pesë numra fanellash që Dean Huijsen mund t’i marrë në konsideratë te Real Madridi