LAJMI I FUNDIT:

UBT nis aksionin humanitar ‘Studentët për Shqipërinë’

UBT nis aksionin humanitar ‘Studentët për Shqipërinë’

UBT në bashkëpunim me Këshillin Studentor, me moton “Studentët për Shqipërinë”, kanë nisur aksion për grumbullimin e të gjitha mjeteve për të cilat kanë nevojë bashkëkombësit tanë.

Deri tani aksionit i janë bashkuar dhjetëra studentë të UBT-së, por edhe të institucioneve tjera, teksa studentët kanë lëshuar shtëpitë e tyre dhe hotelet për të gjithë të prekurit dhe ata në nevojë.

Organizatorët njoftojnë që grumbullimi po bëhet në kampuset dhe qendrat e UBT-së, në Prishtinë, Lipjan, Prizren, Pejë, Gjilan dhe Ferizaj, teksa po mblidhen të holla, veshmbathje, gjëra ushqimore, etj.


Përderisa tërmetet e njëpasnjëshme lanë të vdekur e qindra të plagosur, janë edhe qindra familje të tjera që ju duhen para, veshmbathje, ushqim e batanije, pasi momentalisht kanë mbetur pa kulm mbi kokë, madje kanë frikë edhe të kthehen në shtëpitë e tyre.

“Ne jemi një, e tërmeti që goditi Shqipërinë e goditi gjithë kombin shqiptar. Ngushëllime për të vdekurit, bashkëndjejmë me të gjithë të prekurit. Humaniteti është gjithçka që na duhet këto ditë, andaj tregoni shpirtin tuaj solidar”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga organizatorët.

Grumbullimi i mjeteve ka filluar, teksa kushdo dhe sido që ka mundësi, mund të kontribuojë.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Komentuesi nga Kosova e pyet a u mërzit për Dodikun, përgjigjet Rama: Një pjesë e juaja nuk mbush fare

Komentuesi nga Kosova e pyet a u mërzit për Dodikun, përgjigjet Rama: Një pjesë e juaja nuk mbush fare

Lajme
KQZ-u drejtohet me letër partive politike, ua kujton dorëheqjen e anëtarëve të Qeverisë

KQZ-u drejtohet me letër partive politike, ua kujton dorëheqjen e anëtarëve të Qeverisë

Lajme
Rasti

Rasti "Albkings" - dënohet me 1 vit e 9 muaj burgim dhe 5 mijë euro gjobë njëri nga menaxherët e grupit

Drejtësi
“Kerveshi & Partners”, firma ligjore më e suksesshme në Kosovë – e para në ranglistën e “The Legal500” për vitin 2025

“Kerveshi & Partners”, firma ligjore më e suksesshme në Kosovë – e para në ranglistën e “The Legal500” për vitin 2025

Lajme
Bekim Jashari dhuron 100 mijë euro për familjet në nevojë

Bekim Jashari dhuron 100 mijë euro për familjet në nevojë

Lajme
Dyshohet se e detyroi një grua t'i jap para, ndalohet një person në Gjilan - përfitoi rreth 50 mijë euro

Dyshohet se e detyroi një grua t'i jap para, ndalohet një person në Gjilan - përfitoi rreth 50 mijë euro

Drejtësi
Kalo në kategori