LAJMI I FUNDIT:

Uashingtoni ndalon mbajtjen e armëve në protesta – një senator kujton një rast në Kosovë që e nxiti të votonte PRO këtij projektligji

Uashingtoni ndalon mbajtjen e armëve në protesta – një senator kujton një rast në Kosovë që e nxiti të votonte PRO këtij projektligji

Mbajtja e armëve në kampusin e Capitolit dhe në ose pranë demonstratave të lejuara publike në Uashington do të ndalohej nën një masë të miratuar nga Senati i Shtetit të enjten.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, masa kaloi me një votim 28-20 dhe tani i drejtohet Dhomës së Përfaqësuesve.

Përveç ndalimit të armëve të mbajtura haptas në bazat e Capitol, ligji do të ndalonte njerëzit të mbanin armë, qoftë me vete ose në automjetin e tyre, ndërsa marrin pjesë në një demonstrate të lejuar në një vend publik ose ndërsa ishin brenda 75 metrave të një demonstrate të lejuar.

Një ndryshim i pranuar përjashton njerëzit që mbajnë armë zjarri në pronë private që ata zotërojnë ose japin me qira brenda asaj zone prej 75 metrash.

Senatorja demokrate Patty Kuderer, sponsori i projekt-ligjit, tha se mbajtja e armëve në një mjedis të polarizuar politikisht “është një kombinim i keq dhe paraqet rrezik serioz për shëndetin dhe sigurinë publike”.

“Ajo që ju duhet kur të vini në Capitol është zëri juaj”, ka thënë ajo. “Ju nuk keni nevojë për një armë”.

Shkelja e ligjit do të ishte një shkelje e rëndë, e dënueshme deri në një vit burg dhe një gjobë deri në 5,000 dollarë, ose të dyja.

Ndërkohë, siç shkruan TheDailyWorld, përcjell Telegrafi, senatori Steve Hobbs, i cili është gjithashtu kolonel në Gardën Kombëtare të Ushtrisë së Uashingtonit dhe që shërbeu në Irak dhe Kosovë, e përshkroi kohën e tij jashtë shtetit si një arsye që ai në fund të fundit votoi po.

“Kur isha në Kosovë duke u përballur me një turmë të zemëruar serbe, gati sa nuk qëlluam mbi këta njerëz”, citohet të ketë thënë Hobbs. “Për shkak se është e frikshme … por ne ishim të disiplinuar”.

“Sepse unë garantoj nëse nuk jeni mjaft i disiplinuar kur ju qëllojnë me gurë, kur keni një armë zjarri”, shtoi Hobbs më vonë, “ju do ta përdorni atë armë zjarri”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Azia
Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK – e hedhin në erë me goditjen direkte

Ukrainasit godasin me HIMARS-in amerikan sistemin e mbrojtjes kundërajrore ruse BUK – e hedhin në erë me goditjen direkte

Evropa
Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

Botë
Kalo në kategori