Këshilli Gjyqësor ka përzgjedhur sot 25 gjyqtarë që do të gjykojnë në shtatë gjykata në vend. Të gjithë gjyqtarët e sapozgjedhur, siç theksuan anëtarët e Këshillit Gjyqësor, u përzgjodhën sipas arritjeve dhe pikëve të fituara në testimet e zhvilluara nga Akademia e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve dhe në testet dhe kontrollet e kryera nga komisioni për përzgjedhjen e gjyqtarëve të Këshillit Gjyqësor. Anëtarët e Këshillit nuk kursyen lëvdata për gjyqtarët e ardhshëm dhe u uruan suksese në punën e tyre.
Në Gjykatën Themelore Penale Shkup, nga 13 kandidatë të regjistruar, u zgjodhën shtatë më lartë të renditurit, përkatësisht: Marija Begoviq, Biljana Smaqovska, Dragana Isakovska, Dragan Josifovski, Ahmet Idrizi, Frosina Stojanovska dhe Kiril Georgiev.
Në Gjykatën Themelore Civile janë zgjedhur tetë gjyqtarë: Kristian Mitrevski, Simona Bubevska Mucunski, Liliana Kostojcinovska, Dragan Petrushevski, Maja Kosteliç, Andreja Aposotolska Malinovska, Pajtim Mashkuli dhe Jordan Jovanov.
Pas dy shpalljeve të shpallura në prill dhe maj, janë plotësuar katër pozita gjyqtarësh në Gjykatën Themelore të Manastirit. Gjyqtarët e sapozgjedhur janë Petar Çallovski, Elena Zhurovska, Goran Dimovski dhe Ivan Kolevski. Dragana Iliovska u zgjodh gjyqtare për gjykatën në Sveti Nikollë, ndërsa Katerina Todorova për gjykatën në Strumicë. Gjyqtarë të sapozgjedhur për gjykatën në Tetovë janë Bojana Toiq dhe Rexhep Musa, ndërsa në Strumicë Biljana Ivanova dhe Kostadin Georgiev.
Gjyqtarët e sapozgjedhur do të nisin punën më 15 gusht, pas pushimeve verore të gjykatës.
Pas dy shpalljeve, të plotësuar ishin pesë kandidatë nga Akademia për Gjyqtarë dhe Prokurorë. Këshilli Gjyqësor njoftoi se shumë shpejt do të shpallë shpallje për plotësimin e vendeve të tjera të lira gjyqësore.
Në seancën e sotme u konstatua se gjyqtaret Lilijana Krstevska nga Gjykata civile në Shkup dhe Sllagjana Ilievska nga Gjykata e Tetovës i kanë plotësuar kushtet për pension pleqërie, që do të thotë se atyre u pushojnë detyrat si gjyqtare./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251