LAJMI I FUNDIT:

U vonua për udhëtimin me aeroplan, filloi të vrapon nëpër terminal e pistë – arrestohet nga policia irlandeze (Foto)

U vonua për udhëtimin me aeroplan, filloi të vrapon nëpër terminal e pistë – arrestohet nga policia irlandeze (Foto)

Në aeroportin e Dublinit, policia është ballafaquar me një incident të pazakontë: një i ri që me sa duket ishte vonuar për udhëtimin e tij, është parë duke vrapuar nëpër terminal dhe kështu ka arritur deri në pistë.

Ky i ri që besohet të jetë rreth të ’20-ve, ishte vonuar për udhëtimin e tij për në Amsterdam, dhe kështu kishte menduar që duke i dalur përpara aeroplanit do ta bind pilotin të ndalet dhe ta merr edhe atë, transmeton Telegrafi.

Ky irlandez fillimisht ishte munduar të bindë punonjësit në aeroport që ta lejojnë të kalojë, por porta tashmë ishte mbyllur. Por nga dëshira e madhe që të udhëtojë me të tjerët, filloi ta përplas dritaren e terminalit dhe t’i bërtas pilotit, “ndalu’.

Dhe pasi që ai nuk e kishte parë e lëre më ta dëgjojë, vendosi të vrapojë nëpër terminal dhe të hapë derën për të vazhduar vrapimin nëpër pistë duke thirrur “prit”.

“Ishte shumë i vendosur që ta zë aeroplanin dhe gjatë gjithë kohës nuk e lëshonte nga dora valixhen”, ka deklaruar një dëshmitar i kësaj ngjarje të pazakontë.

Ai madje ka arritur t’i afrohet aeroplanit në pistë, por në momentin e fundit i janë vënë pas dy vetura dhe një furgon të policisë. Ata menjëherë iu vërsulën dhe e përplasën në pistë. Kundër tij është ngritur padi. Ndërsa për shkak të këtij incidenti, aeroplani është nisur me 21 minuta vonesë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Pasagjerët që blenë udhëtimin misterioz të Wizz Air, bërtasin nga gëzimi kur mësojnë nga piloti se ku po shkojnë - ata ndanë në rrjetet sociale gjithë eksperiencën

Pasagjerët që blenë udhëtimin misterioz të Wizz Air, bërtasin nga gëzimi kur mësojnë nga piloti se ku po shkojnë - ata ndanë në rrjetet sociale gjithë eksperiencën

Interesante
Çakalli zbret në mes të Tiranës, kapet në shkallët e Teatrit të Operas dhe Baletit

Çakalli zbret në mes të Tiranës, kapet në shkallët e Teatrit të Operas dhe Baletit

Fun
Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Interesante
Diferenca prej 27 vitesh nuk është pengesë për dashurinë e tyre: Të gjithë mendojnë se është nëna ime, por mua nuk më intereson

Diferenca prej 27 vitesh nuk është pengesë për dashurinë e tyre: Të gjithë mendojnë se është nëna ime, por mua nuk më intereson

Fun
Një makinë e bllokuar në ishull për vite me radhë - pamja e radhës e çuditshme nga Google Street View

Një makinë e bllokuar në ishull për vite me radhë - pamja e radhës e çuditshme nga Google Street View

Interesante
Shtatë mrekullitë e botës moderne (Foto)

Shtatë mrekullitë e botës moderne (Foto)

Interesante
Kalo në kategori