LAJMI I FUNDIT:

U vesh si infermiere dhe vodhi foshnjën e porsalindur, kamerat e zbuluan kolumbianen se po fshihte vogëlushen nën xhaketë – u kap nga sigurimi i spitalit

U vesh si infermiere dhe vodhi foshnjën e porsalindur, kamerat e zbuluan kolumbianen se po fshihte vogëlushen nën xhaketë – u kap nga sigurimi i spitalit

Leidy Johana Díaz nga Kolumbia që ishte shtirur si infermiere, është filmuar nga kamerat e sigurisë duke e vjedhur një foshnje nga prindërit e saj në një spital në Bogota.

E veshur si infermiere, i kishte thënë nënës dhe babait të vajzës së vogël se duhet ta dërgojë në zyre tjetër për të kryer disa analiza, transmeton Telegrafi.

Foshnjën e porsalindur e futi nën xhaketë dhe u nis drejt dyerve të spitalit. Megjithatë, prindërit dhe stafi i spitalit e kuptuan se bëhet fjalë për mashtrim dhe alarmuan autoritetet kompetente.


Ajo u kap nga sigurimi i spitalit para se të arrinte të largohej nga objekti, pasi me kohë kishin aktivizuar protokollin e sigurisë.

“Kjo grua kaloi pikën e parë të kontrollit, por kur mbërriti te rojtari i fundit u ndal për t’ia kontrolluar çantën, ku edhe vërejti se po mbante diçka. Kur është pyetur se çfarë ka, ajo u rikthye brenda”, ka deklaruar inspektori Wilson Silva.

Pa kaluar shumë kohë është arrestuar, kurse foshnja i është kthyer prindërve. Siç raportojnë mediat lokale, ajo ishte veshur si infermiere në të njëjtin spital gjatë nëntorit të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump e quan Zelenskyn një diktator

Trump e quan Zelenskyn një diktator

Evropa
Bombarduesit amerikanë B-52 fluturuan mbi nëntë vende në Lindjen e Mesme për të treguar forcën

Bombarduesit amerikanë B-52 fluturuan mbi nëntë vende në Lindjen e Mesme për të treguar forcën

Botë
Mbështetja për Zelenskyn në Ukrainë, një studim i ri tregon të dhëna krejt të ndryshme nga pretendimi i Trump

Mbështetja për Zelenskyn në Ukrainë, një studim i ri tregon të dhëna krejt të ndryshme nga pretendimi i Trump

Botë
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Putin i gatshëm t'i kthehet negociatave për Ukrainën, thotë se Trump e njoftoi se Ukraina do të marrë pjesë në bisedime

Putin i gatshëm t'i kthehet negociatave për Ukrainën, thotë se Trump e njoftoi se Ukraina do të marrë pjesë në bisedime

Evropa
Si “dy dizajne të zgjuara” shpëtuan 80 pasagjerët nga aeroplani që u përfshi nga flakët, humbi njërin krah dhe u përmbys në aeroportin e Torontos

Si “dy dizajne të zgjuara” shpëtuan 80 pasagjerët nga aeroplani që u përfshi nga flakët, humbi njërin krah dhe u përmbys në aeroportin e Torontos

Botë
Kalo në kategori