LAJMI I FUNDIT:

Reagon mjeku i QKUK-së që u suspendua për mos respektim të orarit, thotë se kreu tre operacione atë ditë

Reagon mjeku i QKUK-së që u suspendua për mos respektim të orarit, thotë se kreu tre operacione atë ditë
Foto: Arkiv

Mjeku specialist në Klinën e Urologjisë në QKUK, Fahredin Veselaj, i cili suspendua nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës për shkak të vonimit në punë, ka thyer heshtjen.

Në vendimin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës theksohet se ai nuk ishte gjetur në vendin e punës gjatë orarit të kujdestarisë më 11 shtator.


Mirëpo mjeku Fahredin Veselaj ka thënë se atë ditë kishte kryer tre operacione.

Ai akuzon QKUK-në se ka shpërndarë këtë lajm madje ende pa ia konfirmuar atij.

Telegrafi ka raportuar më herët se kirurgu Veseli është suspenduar për gjashtë muaj.

Shkrimi i tij i  plotë, pa ndërhyrje:

Të nderuar Qytetarë të vendit!

Të nderuara media elektronike!

Të gjitha mediat elektronike sot po raportojn për suspendimin e tim nga puna “per shkak të mos respektimit te orarit” me datën 11.09.2018.

Ende pa e marrur unë këtë vendim Zyra e Informimit të QKUK ua paska shpërndar mediave elektronike

Lajmi i Zi është lajm!

Suspendohet mjeku në QKUK, nuk u gjet në vendin e punës
Lexo po ashtu Suspendohet mjeku në QKUK, nuk u gjet në vendin e punës

Per hirë të korektesisë ndaj pacienteve dhe të gjithë qytatareve po këtë ditë me 11.09.2018 ne Kliniken e Urologjise ne QKUK kam operuar 3 raste të renda dhe gjatë kujdestarise kam shpetuar jetën e një të riu të therrur me thikë!

Kujt po i pengon puna e Urologëve në QKUK kur të gjitha rastet me sëmundje urologjike trajtohen në Klinikën e Urologjisë dhe nuk shpenzohen para nga taksapaguesit e vendit për trajtime të panevojshme jasht vendit?

A janë këto lajme në sherbim të ngritjes së nivelit të ofrimit të shëbimeve shëndetesore më të mira?

A duhet “shpërblyer” në këtë mënyrë specialistët që kryejn nga 4 e më shumë operime nga me të nderlikuarat dhe atë në kushte tejet të vështira la ta gjykojn qytetaret dhe njerzit e mendjës së shëndoshë?

“Toka sillet rreth Diellit” është e vërtetë!

Në fund ju them njerzë jemi dhe nuk mundemi me qenë perfekt por Unë jam shumë krenar për të gjitha ato operime që i kam kryer në kujdestarin e datës 11.09.2019 për të cilën datë më kanë suspenduar!

Pacientëve të mi shërim të shpejt!

Edhe nesër do të jem shumë krenar që do ta prezentoj vendin tim në Forumin e Adriatikut për Urologji si ligjërues i ftuar.

Në vazhdim u prezentoj me foto rastet si deshmi:

Sinqerisht,

Ass.dr. Fahredin Veselaj, PhD, urolog

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”

Lajme
Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €

Drejtësi
Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori