LAJMI I FUNDIT:

U shpall i zhdukur nga familjarët, gjendet i vdekur peshkatari në Durrës

U shpall i zhdukur nga familjarët, gjendet i vdekur peshkatari në Durrës

Policia e Durrësit ka informuar se në orët e para të mëngjesit e ka gjetur të vdekur në det një person.

Pas verifikimeve rezultoi se viktima ishte 32 vjeçari, Silvi Prifi i cili ishte shpallur i humbur nga familjarët e tij prej disa ditësh.


Sipas të afërmve të tij, Silvi kishte dalë për të peshkuar më 28 nëntor dhe nga ajo ditë kishte humbur kontaktet.

Për këtë shtetas janë ushtruar kontrolle të vazhdueshme për shtatë ditë nga palombarët dhe Forcat Detare, ndërkohë që kanë nisur hetimet për shkaqet e mbytjes./ A2 CNN/