Kryeministri i vendit, Albin Kurti, drejtësinë dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit i konsideron si të arritura të mëdha qysh në 100 ditët e para të punës.
Madje, të hënën e 2 gushtit të gjitha i renditi me shifra.
“Për 100 ditë 101 operacione policore, 221 bastisje, 933 persona të arrestuar, 7 milionë euro të konfiskuara, 8 banda kriminale të shkatërruara”, pati thënë shefi i qeverisë në seancën ku u diskutua për 100 ditshin e qeverisë së tij.
Por, se cilat janë këto tetë banda kriminale që e panë fundin brenda 100 ditësh, nuk dihet!
Televizioni ka pritur më shumë se gjashtë ditë nga Policia e Kosovës për t’i identifikuar bandat e shkatërruara, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje, qoftë edhe për ta konfirmuar këtë numër.
Ndërkohë për t’u konsideruar e shkatërruar një bandë kriminale, sipas ish-drejtorit të Drejtorisë për Luftimin e Krimit të Organizuar, Ali Kllokoqi, nuk mjaftojnë arrestimet.
“Vetëm atëherë kur rasti përfundon në gjykatë me aktgjykim a dënim të merituar, po edhe atëherë është problem me thanë u shkatërru”, thotë ndër të tjera Ali Kllokoqi, kolonel në pension, për Klan Kosova.
Këso aktgjykime gjatë 100 ditëve të Qeverisë Kurti 2 nuk ka pasur, por arrestime po.
Këtyre u paraprinë disa aksione gjatë periudhës 22 mars – 1 korrik, arrestimi i disa agjentëve që operonin në Call Center në mars, kapja e kokainës në Lipjan në maj – që ishte aksion ndërkombëtar – dhe vazhdimi i aksionit në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë në qershor.
Këtyre megjithatë, sipas Kllokoqit, duhet referuar si grupe dhe jo si banda kriminale, duke qenë se rrjeti dhe veprimet e secilit person kanë qenë të organizuara.
Sipas njohësve të sigurisë në vend, Kosova as nuk llogaritet vatër e bandave, apo grupeve të mëdha kriminale, të cilat hasen shpesh në vendet e rajonit dhe ata që kontaktoi televizioni nuk deshën të flasin pa pasur emra konkretë.
Se për cilat qe fjala kur këto u përmendën nga kryeqeveritari nuk i kthyen përgjigje televizionit as nga Zyra e Kryeministrit.
Nga ZKM thanë se pas interesimit të televizionit kanë kontaktuar me Ministrinë e Punëve të Brendshme e sipas të cilëve policia tashmë është përgjigjur, ndonëse diçka e tillë nuk ka ndodhur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve