LAJMI I FUNDIT:

U rikthye në jetë, dhjetë orë pasi u shpall e vdekur, gruaja thotë se pa parajsën dhe babanë që e thërriste

U rikthye në jetë, dhjetë orë pasi u shpall e vdekur, gruaja thotë se pa parajsën dhe babanë që e thërriste

Një grua 83-vjeçare u kthye në jetë në Ukrainë dhjetë orë pasi u shpall e vdekur, kanë zbuluar mjekët.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ksenia Didukh ishte deklaruar e vdekur në shtëpinë e saj në qytetin e Stryzhavka javën e kaluar pasi mjekët ishin thirrur nga të afërmit dhe e gjetën atë pa rrahje zemre.


Por rreth dhjetë orë më vonë – ndërsa familja e saj kishin aranzhuar një prift për varrosjen e saj dhe duke gërmuar varrin e saj – ajo filloi të tregojë shenja jete dhe u dërgua me shpejtësi në spital, ku iu rikthye vetëdija.

Duke folur për përvojën e saj afër vdekjes, Ksenia tha që ajo pa “mbretërinë e parajsës” dhe dëgjoi babanë e saj të ndjerë që e thërriste.

Duke folur për momentin kur ajo riktheu vetëdijen, Ksenia shtoi: “Sytë e mi u hapën dhe njerëzit me të bardha po rrinin rreth meje”.

“Mendova se ishin engjëj por këta ishin mjekë. Me sa duket Zoti kishte mëshirë për mua”.

Vajza Tetyana Potomchenko tha se mjekët u thirrën së pari rreth orës 6 të mëngjesit, kur nëna e saj, një infermiere në pension, u sëmur rëndë.

Dhe sipas saj, mjekët thanë se nuk kishte kuptim ta çonte në spital sepse ajo po vdiste.

Ata kryen një EKG për të kontrolluar pulsin e saj dhe zbuluan se ajo tregon një vijë të sheshtë, kështu që e shpallën të vdekur.

Kështu, familja vazhdoi të bënte aranzhime për varrosjen e saj, përfshirë angazhimin e një prifti, gërmimin e një varri dhe një darkë funerali.

Por Potomchenko kujton: “Rreth orës 7.30 të mbrëmjes, ne prekëm ballin e saj, dhe ishte i ngrohtë”.

Kur Ksenia mbërriti në spital ajo u deklarua të jetë në gjendje kome, përpara se të fillonte të fliste me mjekët.

Dr. Tetyana Katylova, zv.drejtore mjekësore e spitalit rajonal Vinnytsia, tha: ‘Unë kam punuar si mjeke për 20 vjet, por nuk kam parë diçka të tillë’.

Ndërsa prifti Roman Petrik, i cili ishte angazhuar për të kryer funeralin e saj, shtoi: ‘Ka ndodhur një mrekulli e ringjalljes’. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante

"Ata as nuk dinin të luftonin": Përleshje mes tre burrave pas një aksidenti në një autostradë të ngarkuar të Los Anxhelosit

Fun
Në pamje të parë duket sikur vetura qëndron në ajër, por ja çfarë fshihet prapa videos që po lë shikuesit të habitur

Në pamje të parë duket sikur vetura qëndron në ajër, por ja çfarë fshihet prapa videos që po lë shikuesit të habitur

Fun
Pesha

Pesha

Tri herë fitoi në lotari, tiketat që i sollën fat i bleu të njëjtin vend – burri nga Karolina e Veriut jep detaje

Tri herë fitoi në lotari, tiketat që i sollën fat i bleu të njëjtin vend – burri nga Karolina e Veriut jep detaje

Fun
Fëmijët e mençur

Fëmijët e mençur

Kalo në kategori