LAJMI I FUNDIT:

U raportua se zyrtari i MPB-së u arrestua në Serbi me rreth 18 kg marihuanë, deklarohet Ministria e Punëve të Jashtme

U raportua se zyrtari i MPB-së u arrestua në Serbi me rreth 18 kg marihuanë, deklarohet Ministria e Punëve të Jashtme

Një shtetas i Kosovës dyshohet se është arrestuar dy ditë më parë në pikën e kalimit kufitar në Batrovc të Serbisë, pasi i njëjti është kapur me rreth 18 kilogramë marihuanë në veturë.

Sipas raportimeve në media, bëhet fjalë për punonjësin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Drilon Berbati, i cili prej kohësh shërben në Agjencinë për Regjistrim Civil si zyrtar administrativ.


Por, për këto raportime Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi nuk është informuar dhe as nuk ka arritur ende të konfirmojë zyrtarisht arrestimin.

Kështu kanë thënë për Telegrafin nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), përmes një përgjigje me shkrim.

“Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi nuk është informuar dhe as nuk ka arritur ende të konfirmojë zyrtarisht arrestimin sipas raportimeve, të cilave i referoheni”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Nga MPJD-ja më tej kanë thënë se si edhe në rastet e mëhershme, Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Beograd i ka dërguar shkresë zyrtare Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë përmes së cilës ka kërkuar nga Qeveria e Serbisë që ta konfirmojë arrestimin eventual, të ofrojë sqarime për arsyet e arrestimit dhe të bëjë të ditur vendin (qendrën e paraburgimit), ku është duke u mbajtur shtetasi i Republikës së Kosovës.

“MPJD do t’ju mbajë të informuar nëse pranon informata të reja dhe që mund të jenë me interes për mediat dhe publikun”, kanë deklaruar nga ky dikaster. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori