LAJMI I FUNDIT:

U publikua lista e arrestimeve të tifozëve në Ligën Premier – rritje enorme

U publikua lista e arrestimeve të tifozëve në Ligën Premier – rritje enorme

Home Office ka publikuar gjetjet e tyre më të fundit se cili klub i Ligës Premier kishte më së shumti probleme me tifozët në sezonin e kaluar.

Shifrat për edicionin 2023/24 tregojnë se njëra skuadër është shkelës i përsëritur kur bëhet fjalë për arrestimet e lidhura dhe urdhrat e ndalimit.

Të publikuara nga qeveria të enjten, të dhënat zbuluan se si një klub nga Londra ka parë një rritje prej 14 incidentesh nga sezoni i kaluar.


Siç transmetohet nga Standard Sport, West Ham United kryeson tabelën me 103 arrestime ose urdhra ndalimi të lëshuara për tifozët e tyre.

Shifra është rritur nga 89 arrestime për tifozët e Hammers gjatë sezonit 2022/23, gjë që nuk e ka kënaqur hierarkinë në klub.

Sezonin e kaluar, 88 tifozë nga Manchester City dhe Manchester United u arrestuan, me rivalët që ndajnë vendin e dytë.

Arsenali i ndjekur me 85 dhe 67 tifozë nga Chelsea u ndaluan gjithashtu. Në të pesë bazat e fansave, rastet e “çrregullimit publik” ishte krimi i cituar si kryerja më e shpeshtë.

West Brom pati rritjen më të lartë të arrestimeve në sezonin 2023/24 në krahasim me sezonin e mëparshëm, me 11 arrestime që u rritën në 51.

Raporti i Home Office thoshte: “Në sezonin 2023-2024 pati 2,584 arrestime të lidhura me futbollin, një rritje prej 14 për qind (+320) krahasuar me sezonin 2022-2023, e nxitur nga një rritje e arrestimeve për posedimin e substancave narkotike (+144) dhe arrestime të bëra në Angli dhe Uells në lidhje me turnetë jashtë shtetit (+180)”.

“Të dhënat e marra më 1 gusht 2024 treguan se kishte gjithsej 2,172 urdhra ndalimi të futbollit në fuqi në Angli dhe Uells, një rritje prej 34 për qind krahasuar me 1 gusht 2023 (1,624)”.

“Brenda sezonit 2023-2024, janë lëshuar 825 urdhra të rinj ndalimi, një rritje prej 21 për qind krahasuar me sezonin 2022-2023”, thuhet më tej në raportin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Kalo në kategori