LAJMI I FUNDIT:

U premtojnë martesë, i incizojnë në momente intime, i detyrojnë në prostitucion: Rrëfimi i viktimës së trafikimit në Kosovë (Video)

U premtojnë martesë, i incizojnë në momente intime, i detyrojnë në prostitucion: Rrëfimi i viktimës së trafikimit në Kosovë (Video)

Dy të rinj takohen, djali propozon martesë, premton jetë më të mirë duke përfshirë edhe jetesën jashtë Kosovës. Ky është vetëm njëri prej skenarëve, i cili përfundon me shantazh ndaj vajzës për të kryer prostitucion të dhunshëm.

“Fillimisht, rekrutimi i viktimave bëhet përmes mashtrimeve të ndryshme; janë ato mashtrimet për martesa, kur rekrutohen apo mashtrohen se do të kenë jetë të mirë apo studime jashtë vendit. Pastaj, përmes kësaj arrijnë që kryesit të sigurojnë video intime të viktimave, të femrave me të cilat ata një pjesë të kohës e kalojnë si, të themi, të dashura të tyre. Më pas, përmes atyre video-incizimeve, ato shantazhohen që të kryejnë veprimtari ose të shfrytëzohen; pastaj, detyrohen të dalin me persona të tjerë për t’iu sjellë kriminelëve përfitime”, ka thënë shefi i Sektorit Qendror të trafikimit me qenie njerëzore në Policinë e Kosovës, Riza Murati.

Shumica e këtyre rasteve identifikohen përmes operacioneve policore, pasi viktimat janë të frikësuara ta thërrasin policinë.

Deri në këtë periudhë të këtij viti, Policia e Kosovës ka raportuar për 22 raste të trafikimit, për dallim nga 36 raste sa kanë qenë në vitin e kaluar.

Menjëherë pas luftës, viktimat e prostitucionit ishin nga shtete kryesisht të Evropës Lindore. Sot, shumica e viktimave janë vajza të trafikuara brenda territorit të Kosovës.

Murati ka treguar se në kuadër të Policisë së Kosovës, përkatësisht sektorit të trafikimit me qenie njerëzore, ekziston edhe sektori për asistencë dhe mbrojtje të viktimave të trafikimit që merret me procedurat e veprimit për ri-integrim afatgjatë të viktimave të trafikimit. Përveç kësaj, në Kosovë ekziston edhe Strehimorja Shtetërore e sigurisë së lartë, si dhe dy strehimore të tjera që funksionojnë si organizata joqeveritare dhe ofrojnë shërbime të tilla.

Në Qendrën për Mbrojtjen e Viktimave dhe Parandalimin e Trafikimit me qenie njerëzore, organizatë qeveritare që ofron shërbime të rehabilitimit dhe riintegrimit për viktimat, kemi siguruar një rrëfim të një vajze, e cila ka qenë viktimë e trafikimit seksual përmes shantazhimit.

Këto janë disa pjesë të rrëfimit të viktimës:

“…pastaj më urdhëruan të kem marrëdhënie seksuale me burra të tjerë. Ai që më dhunoi i pari, ishte si bosi im. Gjatë gjithë kohës ai më kërcënonte se më ka filmuar kur unë jam detyruar të kryej marrëdhënie seksuale, e do t’iu tregoj prindërve të mi çfarë kam bërë”, ka thënë viktima.“E mbaj mend ditën kur tentova të ikja nga ai vend, sa shumë më ka torturuar. Ende kam shenja në trup. Gjithmonë më thoshte se ka të njohur në Polici…”

Sipas sociologes Linda Gusia, kthimi në familje nuk është zgjidhje për këto lloj viktimash dhe se institucionet duhet të luajnë rolin kryesor në rehabilitimin e tyre.

“Problemi është që shoqëria jonë patriarkale, familja jonë tradicionale e bën gati të pamundshme për këto vajza për t’u kthyer në gjirin familjar apo të kthehen në jetën të cilën e kanë pasur më përpara”, ka thënë Gusia që e sheh pavarësimin e vajzave si mundësinë më të mirë që ato t’i kthehen jetës në shoqëri. “Njëra prej arsyeve se pse këto gra e vajza bien pre e trafikimit, është varfëria dhe ndihmesa më e mirë do të ishte që ato të pavarësohen ekonomikisht dhe të krijojnë idenë se ato mund të jenë të pavarura dhe mund të mbijetojnë në aspektin financiar. Këtë e konsideroj si çështje kryesore”.

Deri më tash, për këtë lloj të shantazhit për shfrytëzim seksual, një person është dënuar me më shumë se 12 vjet burgim. Policia thotë se e ka të pamundur t’i zbulojë këto raste nëse qytetarët nuk bashkëpunojnë me organet e rendit.

Edhe në raportin e fundit të Departamentit amerikan të Shtetit thuhet se Kosova nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit me njerëz, por po bën përpjekje të rëndësishme në këtë drejtim. /REL/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori