LAJMI I FUNDIT:

U përpoq ta shpëtonte motrën e saj dhe si pasojë ranë të dyja nga kati i katërt – detaje nga rasti tragjik në Ferizaj

U përpoq ta shpëtonte motrën e saj dhe si pasojë ranë të dyja nga kati i katërt – detaje nga rasti tragjik në Ferizaj
Foto: Arkiv

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të shtunën mbrëma në Ferizaj, ku dy vajza njëra 18 vjeçare dhe tjetra 15, ranë nga kati i katërt i një objekti banesor.

Si pasojë e kësaj, njëra nga vajzat ka humbur jetën kurse tjetra ka pësuar lëndime trupore.


Zëdhënësi i policisë në Ferizaj, Kanun Veseli ka thënë për Telegrafin se vajzat janë motra mes vete.

Ai ka treguar se deri te rasti tragjik ka ardhur pasi që e ndjera kishte tentuar të kërcej ndërkaq motra e saj kishte tentuar që ta shpëtonte dhe si pasojë kanë rënë të dyja.

Dy vajza bien nga kati i katërt i një ndërtese në Ferizaj, njëra humb jetën
Lexo po ashtu Dy vajza bien nga kati i katërt i një ndërtese në Ferizaj, njëra humb jetën

“Rasti është cilësuar si “vetëvrasje”. Nga hetimet që janë zhvilluar nga Sektori Rajonal i Hetimeve, mësohet se e ndjera kishte tentuar të kërcej nga ndërtesa, ndërsa në përpjekje për ta shpëtuar motra vet, kanë rënë të dyja”, ka thënë Veseli për Telegrafin.

Rasti kishte ndodhur mbrëmë rreth orës 21:35.

“Me datën 21.01.2023 rreth orës 21:35 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën ‘Sandër Prosi’ në Ferizaj, dy vajza të moshës 18 dhe 15 vjeç kanë rënë nga kati i katërt i një objekti banesor”, deklaroi mbrëmë policia.

Sipas policisë, vajzat në gjendje të rëndë shëndetësore janë dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor në QKUK-Prishtinë, ku më pas është konfirmuar edhe vdekja e 15-vjeçares. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori