LAJMI I FUNDIT:

U përfol për një transferim të Onana te Chelsea, Marotta sqaron situatën

U përfol për një transferim të Onana te Chelsea, Marotta sqaron situatën

Drejtori i përgjithshëm i Interit, Giuseppe Marotta ka folur rreth të ardhmes së portierit Andre Onana, i cili është lidhur me një largim në afatin kalimtar të verës.

Onana erdhi në verë si transferim i lirë te Interi, por ka bindur të gjithë me nivelin e treguar duke lënë në bankë veteranin Samir Handanovic.

Paraqitjet e tij të mira në Serie A dhe sidomos në Ligën e Kampionëve duke mos pranuar gol në shtatë ndeshje kanë bërë që Onana të jetë i kërkuar.


Drejtuesit e Interit takohen me ata të Chelseat, identifikojnë dy lojtarët që mund të përfshihen në shkëmbimin me Onanan
Lexo po ashtu Drejtuesit e Interit takohen me ata të Chelseat, identifikojnë dy lojtarët që mund të përfshihen në shkëmbimin me Onanan

Klubi anglez, Chelsea është përfolur si më i interesuara duke u raportuar se janë gati të paguajnë 40 milionë euro për transferimin e portierit.

Megjithatë, drejtori i përgjithshëm i Interit, Marotta ka përjashtuar diçka të tillë në favor të qëndrimit të Onanas te Interi.

Interi i njofton skuadrat angleze për çmimin e Andre Onanas
Lexo po ashtu Interi i njofton skuadrat angleze për çmimin e Andre Onanas

“Onana largohet për 40 milionë euro? Unë do ta përjashtoja këtë, sinqerisht. Mendojmë se do të qëndrojë”, ka thënë fillimisht Marotta.

“Nuk kemi marrë asnjë ofertë dhe Onana është i lumtur në Milano, ai dëshiron të qëndrojë këtu. Ne nuk planifikojmë ta shesim atë”, përfundoi drejtori i Interit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Liga e Kampionëve
Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

La Liga
Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Premier League
Man City etiketon tre portierë të mundshëm për të zëvendësuar Edersonin

Man City etiketon tre portierë të mundshëm për të zëvendësuar Edersonin

Premier League
Kalo në kategori