LAJMI I FUNDIT:

U nis për të arritur në Moskë në vitin 2021, vetëm për të “larguar djallin” nga Putini – shamani arrestohet nga policia

U nis për të arritur në Moskë në vitin 2021, vetëm për të “larguar djallin” nga Putini – shamani arrestohet nga policia

Një shaman siberian, i cili ka ecur në rrugën e gjatë për në Moskë për të “larguar djallin” nga presidenti Vladimir Putin, është arrestuar nga policia ruse.

Policia e Buryatia, një republikë ruse në Siberinë lindore, njoftoi se të enjten arrestoi shamanin Alexander Gabishev në një autostradë afër Liqenit të Baikal.

Ai u kthye në vendlindjen e tij Yakutia, ku kërkohet për krimin, shtoi policia.

Alexander Gabishev u nis këmbë nëpër vendin më të madh në botë në mars dhe planifikon të arrinte në Moskë në 2021.

Dëshira e tij ishte që të dëbonte djallin nga Putini sapo të vinte në kryeqytet.

Alexei Navalny, kundërshtari kryesor i Kremlinit, ka bërë shaka ditët e fundit me reagimin e autoriteteve.

Qyteti i Yakutsk në Siberinë lindore, ku Alexander Gabyshev filloi udhëtimin e tij.

“Putin është i frikësuar, duke u dridhur dhe duke bërtitur ‘Zoti im, ma shpëto atë shaman. Po sikur të ma dëbojë me të vërtetë djallin jashtë?,’” tha ai.

Ndryshe, shamani thuhet se është një person konsiderohet se ka “qasje dhe ndikim në botën e shpirtrave të mirë dhe të ligë”, veçanërisht në mesin e disa popujve të Azisë veriore dhe Amerikës së Veriut. Në mënyrë tipike njerëz të tillë hyjnë në një gjendje ekstazë gjatë një rituali. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Australianen e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Australianen e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Fun
Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Interesante
A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

Interesante
Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe

Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe "godet shumë fort"

Fun
Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Interesante
Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Interesante
Kalo në kategori